Kinezja përjeton një transformim tronditës fizik gjatë shtatzënisë

Një grua e re nga Kina u bë virale kohët e fundit pasi ndau transformimin dramatik fizik që përjetoi gjatë shtatzënisë së saj, ndryshime të cila që atëherë janë zhdukur.
Li Wei, një grua e re nga Kunming, në provincën Yunnan të Kinës, ishte në ekstazë kur mësoi për herë të parë se kishte mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Ajo madje dukej më mirë, lëkura e saj u pastrua dhe kishte energji të jashtëzakonshme. Mjekët i thanë se ishte normale të ndihej më rrezatuese, një fenomen i njohur si "gëzimi i shtatzënisë", për shkak të niveleve të larta të estrogjenit dhe progesteronit.
Megjithatë, deri në muajin e pestë të shtatzënisë, Li vuri re ndryshime të çuditshme në fytyrën e saj; hunda e saj u zmadhua shumë dhe rrudhat e saj të holla u bënë dukshëm më të thella deri në atë pikë sa nuk mund ta njihte veten në pasqyrë. Por ky ishte vetëm fillimi.
Ndërsa kalonte tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, Li përjetoi më shumë ndryshime fizike. Njolla pigmentimi të njohura si "njolla shtatzënie" u shfaqën në anët e faqeve të saj, krahët dhe këmbët e saj u frynë, dhe megjithëse mjekët i thanë se këto ndryshime ishin të natyrshme, Li Wei bëri ndryshime në dietën e saj, duke ulur sheqernat dhe yndyrnat, dhe filloi të ushtronte për të zbutur ndryshimet.
Pas lindjes, Li vuri re se flokët e saj po rralloheshin, një fenomen i njohur si "rënia e flokëve pas lindjes", dhe lëkura e saj kishte ndryshuar nga vajore në të thatë.
Megjithatë, të gjithë i thanë se nuk kishte asgjë të keqe dhe këto ndryshime ishin krejtësisht normale. Gruaja e re u sigurua që të hante mirë dhe të ushtrohej mjaftueshëm, dhe pas disa muajsh, ajo filloi të dukej përsëri si më parë.
"Shtatzënia ime ishte shumë e vështirë, por të shihja jetën e re duke u rritur më bën të ndiej se ia vlente", shkroi së fundmi Li Wei në Weibo, versionin kinez të X, ku ndau foto të transformimit të saj drastik.
Li gjithashtu ndau foto të saj me foshnjën e saj, dhe ndryshimet e fytyrës janë zhdukur pothuajse plotësisht. Postimi i saj u bë viral në mediat sociale kineze.
Mjekët u këshillojnë nënave të reja të mos panikohen nëse ndodhin ndryshime të tilla; përkundrazi, ato duhet të mbajnë një mendësi pozitive dhe të ruajnë zakone të mira jetese. /Telegrafi/





































