Një video amatore e publikuar në internet shfaq momentin kur një vajzë e vogël që qëndronte e varur jashtë tarracës së apartamentit, shpëtohet nga fqinjët.

5-vjeçarja që jeton në katin e 10-të të një ndërtese në qytetin kinez Hefei, kishte mbetur e varur në katin e 6, ndërsa e ëma kur e pa kishte alarmuar fqinjët që menjëherë i dolën në ndihmë, transmeton Telegrafi.

Mediat kineze raportojnë se e ëma e kishte lënë për pak qaste vetëm në mënyrë që të blen bukë, por kur u kthye e gjeti të varur jashtë tarracës së një apartamenti në katin e gjashtë.

Fqinjët nuk hezituan që të rrezikojnë jetën e tyre vetëm dhe vetëm që ta shpëtojnë vogëlushen e varur në tarracë, ndërsa disa tjerë që ishin në tokë mbanin një batanije, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ta kapin nëse bie poshtë. /Telegrafi/