LAJMI I FUNDIT:

Kinezët do ta blejnë Lotusin

Kinezët do ta blejnë Lotusin

Kompania kineze Geely, e cila në pronësi të vet ka edhe prodhuesit tjerë të automobilave Volvo dhe London Taxi Company, do të blejë 51 për qind të aksioneve të Lotusit.

Zhejiang Geely Holding, siç quhet emri i plotë i kompanisë kineze, ka arritur marrëveshje me pronarin e Protonit, që përveç 51 për qind të pronësisë mbi Lotusit, të blejë edhe 49,9 për qind të aksioneve të DRB-Hicom në Proton. Pritet që marrëveshja të finalizohet në korrik.


Ndryshe, Geely është pronar edhe i brendit të veturave Lynk and Co, i cili me ndihmën e teknologjisë do të zhvillojë dhe plasojë modelet kineze në tregun e SHBA-ve dhe në Evropë.