Kinema “Jusuf Gërvalla” hap dyert për publikun gjatë tërë muajit prill. Njoftohet se ngjarjet do të jenë të kombinuara në formatin digjital dhe atë me pjesëmarrje fizike, përherë duke i’u përmbajtur rregullave dhe kufizimeve të vendosura për shkaqe sigurie ndaj pandemisë.
Të premten më 9 prill duke filluar nga ora 18:00, nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla” do të transmetohet nata e poezive të poetit të njohur Ismail Kadare, të cilat interpretohen nga Ujëjeta Shatri.
KinoKlubi rikthehet me gjeneratën e dytë me një program prej pesë moduleve i cili do të zgjasë 1 vit.
Në hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, anëtarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth filmit, shtjellimit të filmave, temava e problematikave të ndryshme shoqërore.
Moduli i parë fillon me datën 14 prill në ora 18:00, ku do të bashkëlexohet e diskutohet libri: “Komunikimi në Shoqërinë Masive”, i autorit Artan Fuga.
Në kuadër të programit të mbështetur nga IF CINEMA dhe Ambasada Franceze në Kosovë, përkatësisht në kategorinë e filmave të gjatë me emrin “Seriously?!” shfaqet filmi “Sympathy for the Devil” (Sympathie Pour Le Diable) i regjisorit Guillaume de Fontenay, të premten më 16 prill, duke filluar nga ora 18:00.
I mbështetur nga IF CINEMA dhe Ambasada Franceze në Kosovë është edhe filmi i animuar “The Painting” (Le Tableau) i regjisorit Jean-François Laguionie, i cili në kuadër të Programit të Fëmijëve shfaqet të premten më 23 prill duke filluar nga ora 13:00.
Dokumentari “The Tie” (La Cravate) i realizuar nga Mathias Théry dhe Étienne Chaillou, do të shfaqet të premten më 30 prill nga ora 18:00 si pjesë e Programit KinoDoks i cili gjithashtu mbështetet nga IF CINEMA dhe Ambasada Franceze në Kosovë.
Programi i studentëve, i cili ka për qëllim promovimin e punës së filmbërësve të rinj, vazhdon me filmat e Granit Dragajt, të cilët do të mbahen ditën e mërkurë me datë 28 prill nga ora 18:00. Pas shfaqjes së filmave në kinema, filmbërësi do të jetë i hapur për pyetjet e publikut.
Ndërkaq, pas masave të reja kundër pandemisë, aktiviteti i parashikuar “Board Games”, do të anulohet për këtë muaj.
Për të njejtën arsye, Shkolla e Mendimit Kritik e organizuar nga TruAktiv e cila do të mbahej në në datat 13-16 prill, do të shtyhet deri me caktimin e datave të reja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fuqia dhe utopia e një “bote me besë”, fytyrë apo maskë
Mbijetesa e poezisë
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Pushtimi i Beogradit me vetëm shtatë ushtarë gjermanë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre