LAJMI I FUNDIT:

Kindle si samunat e nxehtë

Kindle si samunat e nxehtë

Kindle Fire është artikulli më i shitur individualisht në Amazon, e përveç që mori vendin e parë në listën e dëshirave në Amazon, gjithashtu është edhe artikulli më i dhuruar në ueb shitoren më të madhe botërore.

Sipas informatave jozyrtare Kindle Touch i paraqitur kohë më parë zuri vendin e dytë e i zakonshmi Kindle Reader ishte artikulli i tretë më i shitur në Amazon. Në përputhje me rezultatet e shkëlqyeshme të shitjes së lexuesve të librave elektronik, kjo Krishtlindje ishte data kur nga Amazoni është shkarkuar numër rekord i e-librave në një dit. Kompania gjithashtu publikoi se shitja e e-librave deri në fund të vitit ka tejkaluar dy herë rezultatet nga viti i kaluar.

“Ju jemi falënderues blerësve tanë në mbarë botën që i bënë këto Krishtlindje më të mirat ndonjëherë për Kindle”, komentoi Jeff Bezos themeluesi dhe CEO i kompanisë. /Telegrafi/