Xi Jinping thotë se Pekini ka një pozicion të paanshëm në luftën e Ukrainës dhe se mbështet paqen dhe dialogun.

Presidenti kinez ka fol në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun rus. Vladimir Putin.


Ai tha se bisedimet me liderin e Kremlinit ishin "të hapura dhe miqësore", raporton skynews.

lcimg f2b0c124 5d0e 4487 b213 750ea2221c1c

Të dy udhëheqësit nënshkruan një sërë dokumentesh mbi një "bashkëpunim strategjik" pas bisedimeve "të suksesshme dhe konstruktive".

Putin e cilësoi shumë të mirë takimin me liderin kinez ndërsa deklaroi se “Kina tani është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Rusisë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material. /Telegrafi/