LAJMI I FUNDIT:

Kina sërish kërcënon me përdorimin e forcës për të aneksuar Tajvanin

Kina sërish kërcënon me përdorimin e forcës për të aneksuar Tajvanin

Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin e forcës ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit.

Ky njoftim i bërë më 10 gusht u bë në kohën kur stërvitjet ushtarake të Pekinit përreth ishullit vetëqeverisës të Tajvanit kanë rritur tensionet në nivelin më të lartë në vitet e fundit.


Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit thuhet se Pekini “do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore”.

“Por, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e përdorimit të forcës dhe ne e rezervojmë mundësinë e ndërmarrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme dhe nga të gjitha aktivitetet separatiste”, u tha në deklaratë.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektiva të ribashkimit paqësor dhe të shtyjmë përpara këtë proces”, u shtua në deklaratën e Zyrës kineze për Çështje të Tajvanit.

Kina tha se këto lëvizje kërcënuese të saj janë nxitur nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar.

Por, Tajvani tha se kjo ishte një vizitë rutinë dhe Kina po e përdor si pretekst për të kërcënuar.

Përveç mbajtjeve të stërvitjeve ushtarake dhe kërcënimeve, Kina po ashtu ka njoftuar se do të ndërpresë dialogun me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë detare dhe të ndryshimeve klimatike.
Tajvani i ka parë stërvitjet e Kinës si përgatitje për pushtim.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori