Kina hodhi poshtë të enjten një plan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një fazë të dytë të një hetimi mbi origjinën e coronavirusit, i cili përfshin hipotezën që mund të kishte “shpëtuar” nga një laborator kinez, tha një zyrtar i lartë i shëndetit.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, OBSH këtë muaj propozoi një fazë të dytë të studimeve mbi origjinën e coronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhan, duke kërkuar transparencë nga autoritetet.
“Ne nuk do të pranojmë një plan të tillë të kërkimit të origjinës pasi ai, në disa aspekte, shpërfill mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën”, ka thënë para gazetarëve Dr. Zeng Yixin, zëvendës-ministër i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC).
Dr. Zeng tha se ai u befasua kur lexoi për herë të parë planin e OBSH-së sepse rendit hipotezën se një shkelje kineze e protokolleve laboratorike kishte shkaktuar rrjedhjen e virusit.
Ndërkohë siç vë në pah mediumi në fjalë, kreu i OBSH-së tha më herët në korrik se hetimet mbi origjinën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 në Kinë po vështirësoheshin nga mungesa e të dhënave të para në ditët e para të përhapjes atje.
Por Dr. Zeng përsëriti qëndrimin e Kinës se disa të dhëna nuk mund të ndahen plotësisht për shkak të shqetësimeve të privatësisë.
“Ne shpresojmë që OBSH të rishikojë seriozisht konsideratat dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët kinezë dhe të trajtojë me të vërtetë gjurmimin e origjinës së Covid-19 si një çështje shkencore, dhe të shmangë ndërhyrjet politike”, tha Dr Zeng.
Ai shtoi se Kina ishte kundër politizimit të studimit.
Ndryshe, origjina e virusit mbetet e kontestuar midis ekspertëve.
Rastet e para të njohura u shfaqën në qytetin qendror kinez të Wuhan në dhjetor të vitit 2019.
Virusi besohej të kishte arritur te njerëzit nga kafshët që shiteshin për ushqim në një treg të qytetit.
Ndërkohë në maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi ndihmësit për të gjetur përgjigje në pyetjet mbi origjinën, duke thënë se agjencitë e inteligjencës amerikane po ndiqnin teori rivale potenciale duke përfshirë mundësinë e një aksidenti laboratorik në Kinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë