LAJMI I FUNDIT:

Kina fillon provat klinike për vaksinën kundër coronavirusit – ekipi udhëhiqet nga ekspertja ushtarake që njihet si ‘Terminatori i Ebola-s’

Kina fillon provat klinike për vaksinën kundër coronavirusit – ekipi udhëhiqet nga ekspertja ushtarake që njihet si ‘Terminatori i Ebola-s’

Kina ka nisur provat klinike për vaksinën e parë të coronavirusit, punë që po thuhet se po udhëhiqet nga ajo që po quhet ekspertja më e mirë ushtarake e vendit për armët biologjike dhe ekipi i saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Chen Wei, studiuesja kryesore, e cila njoftoi mbrëmë se Pekini ka dhënë leje për të filluar provat.

“Vaksina është arma më e fortë shkencore për t’i dhënë fund coronavirusit”, citohet të ketë thënë eksperti për transmetuesin shtetëror CCTV.


“Nëse Kina është vendi i parë që shpik armë të tilla dhe ka patentat, kjo tregon përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.

Ekipi hulumtues ka bërë përgatitjet gjithashtu për prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinës, shtoi Chen.

Chen Wei është fotografuar këtu me dy kolegë ushtarakë në Wuhan

Chen, gjithashtu një specialist kryesor në vaksinat e inxhinierisë gjenetike në Kinë, zhvilloi një llak mjekësor gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2003.

Siç supozohet produkti parandaloi rreth 14,000 punëtorë mjekësorë të kontraktojnë virusin, thuhet në një raport tjetër të medias shtetërore.

Ajo njihet gjithashtu në vend si ‘terminatori i Ebola’ për udhëheqjen e një ekipi për të krijuar një vaksinë kundër sëmundjes fatale.

Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër coronavirusit, shefi i OBSH-së e quan “arritje të jashtëzakonshme”
Lexo po ashtu Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër coronavirusit, shefi i OBSH-së e quan “arritje të jashtëzakonshme”

Duke folur për luftimin e coronavirusit, Chen tha: “Epidemia është si një situatë ushtarake. Epiqendra është e barabartë me fushën e betejës”.

Ekspertja 54-vjeçare, njëherit një gjenerale e Ushtrisë Popullore, është duke punuar në vaksinën e coronavirusit që kur arriti në Wuhan më 26 janar, sipas shtypit.

Chen dhe ekipi i saj tashmë po zhvillonin një mënyrë më të shpejtë për të skanuar coronavirusin COVID-19 nga një tendë në epiqendër më 30 janar, sipas një raporti zyrtar nga Kina, përcjell Telegrafi.

Një lajm i tillë vjen ndërsa Pekini raportoi vetëm një rast të ri vendas sot në krahasim me 15.152 vetëm pesë javë më parë ndërsa numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Evropë vazhdon të rritet.

Chen Wei, gjithashtu një specialist kryesor në vaksinat e inxhinierisë gjenetike në Kinë, zhvilloi një llak mjekësor gjatë shpërthimit të SARS në 2003. Ajo është parë duke punuar në laborator

Sipas Daily Mail, rasti i vetëm në Wuhan do të forcojë pikëpamjen e Kinës se ajo ka “frenuar në thelb” përhapjen e patogjenit që u shfaq në qytet dhjetorin e kaluar.

Por vendi tani është i shqetësuar për një fluks nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë për në Kinë çdo ditë.

Në një situatë të tillë, Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ardhësit ndërkombëtarë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Kalo në kategori