LAJMI I FUNDIT:

Kina ashpërson rregullat mbi materialin gjenetik të njeriut

Kina ashpërson rregullat mbi materialin gjenetik të njeriut

Kina njoftoi sot se do të ashpërsojë rregulloret mbi materialin gjenetik të njeriut duke futur një kontroll mbi eksportet e saj dhe duke këmbëngulur se çdo kompani apo institucion i huaj që dëshiron ta përdorë duhet ta bëjë këtë me një partner kinez.

Qeveria kineze ka thënë se rregulloret e reja do të fillojnë të zbatohen nga 1 korriku dhe se qëllimi i tyre është përdorimi i duhur i materialit gjenetik njerëzor, si ADN-ja, organet njerëzore, gjakut dhe indeve.


Popullata e shumtë kineze përfaqëson një burim të madh të materialit gjenetik, i cili po bëhet një burim gjithnjë e më i vlefshëm për prodhuesit botërorë të barnave dhe institutet kërkimore.

“Këto rregulla janë të dizajnuara për të mbrojtur dhe siguruar në mënyrë efektive përdorimin racional të burimeve gjenetike njerëzore në vendin tonë, si dhe për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë kombëtare dhe interesat shoqërore dhe publike”, tha qeveria kineze në një deklaratë.

Qeveria njoftoi vitin e kaluar se materiali gjenetik i njeriut është bërë një burim i rëndësishëm strategjik dhe planifikon të krijojë një sistem për ta menaxhuar më mirë.

Muajin e kaluar, Ministria e Shkencës njoftoi se ka penalizuar gjashtë kompani dhe institucione, duke përfshirë prodhuesit britanikë Astra Zene Pharmaceutical dhe Institutin Gjenetik të Pekinit për shkelje të rregulloreve të menaxhimit të materialeve njerëzore gjenetike nga 2015 deri në 2018.