Ajo mund të jetë mbretëresha e të famshmëve, por ëndrra e Kim Kardashianit për t'iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut Platinum në Britaninë e Madhe është fundosur.

Pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, zyrtarët në Pallatin e Buckinghamit i kanë refuzuar lutjet e saj për të marrë pjesë në festën Platinum në Pallatin Mbretëror të shtunën, shkruan DailyMail.


Përfaqësuesit e yllit 41 vjeçar – e cila zbarkoi në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Pete Davidson, 28 vjeç, këtë javë – kërkuan bileta por Pallati Mbretëror e refuzoi çiftin amerikan, siç bënë të ditur publicistët e BBC-së, që do të transmetojë shfaqjen.

kim1

Kim ishte aq e vendosur për të marrë pjesë, sa një burim i tha DailyMail se ajo po përpiqet të blejë bileta me mjete të tjera - madje ka thënë se nuk e shqetëson fakti nëse biletat nuk janë 'VIP'.

Ata thanë: “Kim rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”.

kim2

Nuk është e qartë nëse festimet e jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit në Londër.

Emra të famshëm si: Queen, Diana Ross dhe Nile Rodgers do të performojnë në këtë ngjarje, ndërsa Sir David Attenborough dhe David Beckham do të prezantojnë.

kim3

Rreth 10,000 bileta u ndanë përmes një votimi publik dhe 7,500 u janë dhënë punonjësve kryesorë, atyre në Forcat e Armatosura, vullnetarëve dhe bamirësive.

Anëtarët e Familjes Mbretërore pritet të marrin pjesë në emër të Mbretëreshës, e cila "po ecën vetë", por do të shikojë shfaqjen në TV nga Kështjella Windsor.

kim4

Përfaqësuesit për media të Kimit nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga DailyMail.

Kardashian dhe i dashuri i saj zbarkuan në Britaninë e Madhe ditët e fundit dhe shkuan për të blerë bizhuteri në Mayfair të Londrës të martën.

kim5

41-vjeçarja dhe aktori i komedisë ecën dorë për dore në Dover Street Market përpara se të hynin në “Comme des Garçons”.

Kim më pas u pa duke shfletuar artikuj të ndryshëm të ekspozuar dhe dukej se po i referohej telefonit të saj, ndërsa ajo ndihmohej nga një shitëse.

kim6

Çifti gjithashtu shijoi një natë jashtë në “River Café” në Londër.

Të enjten mbrëma, Mbretëresha udhëhoqi në mënyrë simbolike ndezjen e një sërë fenerësh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një fund spektakolar të ditës së parë të përkujtimeve kombëtare historike që shënojnë mbretërimin e saj 70-vjeçar. /Telegrafi/

kim7

kim8

kim9

kim10

kim11

kim12

kim13