LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian zbulon se dieta tre-javore përpara “Met Gala 2022” i shkaktoi artrit psoriatik

Kim Kardashian zbulon se dieta tre-javore përpara “Met Gala 2022” i shkaktoi artrit psoriatik

Kim Kardashian tregoi se humbja e shtatë kilogramëve në mënyrë që t’i përshtatej fustanit ikonik të Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” erdhi me një ‘çmim’ të lartë.

Reklama

Themeluesja e SKIMS – e cila zakonisht ushqehet me një dietë me bazë bimore – zbuloi se për shkak se kishte konsumuar mish në përpjekjen e saj për t’u dobësuar shpejt, trupi i saj kishte një shpërthim psoriaze që çoi në artrit psoriatik.

“Psoriaza shpërtheu mbi trupin tim dhe unë kisha artrit psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja dot me të vërtetë”, tha ajo në një intervistë të re me Allure , duke shtuar, “Isha duke u çmendur”.

“Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog që më shkroi steroide”, tha ajo.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

Fatmirësisht, largimi i mishit e bëri punën e tij dhe e ndihmoi trupin e saj të rikuperohej: “E largova përsëri mishin dhe u qetësua”.

Pavarësisht se vuajti nga gjendja e dhimbshme, Kim kohët e fundit mbrojti dietën e saj dhe tha se ajo nuk bëri ‘asgjë të pashëndetshme’ ndërsa e krahasoi humbjen e saj në peshë me humbjen ekstreme të peshës së Christian Bale për rolin e tij në “The Machinist”.

Njihuni me Mirlind Morinën – modelin shqiptar që asistoi yjet botërore në “Met Gala 2022”
Lexo po ashtu Njihuni me Mirlind Morinën – modelin shqiptar që asistoi yjet botërore në “Met Gala 2022”

Duke biseduar me The New York Times , Kim – e cila mori pjesë në ngjarjen prestigjioze të modës me të dashurin e saj Pete Davidson – tregoi se ajo humbi peshën përmes dietës, një kostum sauna dhe vrapimit dy herë në ditë dhe shpjegoi: “Unë nuk bëra asgjë të pashëndetshme”. /Telegrafi/

Fotografitë nga e kaluara ku Kim ka dokumentuar luftën me psoriazën

Fotografitë nga e kaluara ku Kim ka dokumentuar luftën me psoriazën

Fotografitë nga e kaluara ku Kim ka dokumentuar luftën me psoriazën

Në trend Femra

Më shumë
Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Moda
Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Keshilla Modë
Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Në çift
Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Aksesorë
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Dua bebe
Yllka Brada prezanton koleksionin

Yllka Brada prezanton koleksionin "Unity" në 'Skopje Fashion Festival'

Femra
Kalo në kategori