LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian zbulon se ajo ri-veshi një fustan pas më shumë se një dekade në dasmën e tretë të motrës së saj Kourtney me Travis Barker në Itali

Kim Kardashian zbulon se ajo ri-veshi një fustan pas më shumë se një dekade në dasmën e tretë të motrës së saj Kourtney me Travis Barker në Itali

Kim Kardashian zbuloi se kishte veshur një fustan nga arkivi i saj i gjerë i veshjeve në ceremoninë e fundit të martesës së motrës së saj Kourtney Kardashian në Portofino, Itali.

41-vjeçarja shpjegoi se zgjodhi një Dolce & Gabbana që e kishte veshur për herë të parë dhe e bleu për vete në vitin 2011.


Ajo ndau detajet e veshjes dhe mënyrën sesi e bëri pamjen ‘më moderne’ për dasmën e Kourtney në një seri postimesh të ngarkuara në Instagram Story të shtunën.

“Fakt argëtues për këtë pamje për dasmën! E di që sapo më patë në arkivin tim në episodin e javës së kaluar të ‘The Kardashian’!”, ka shkruar ajo në një foto që ka postuar në Instagramin e saj. “Unë kam çdo pjesë të fotografuar dhe në një aplikacion”.

Brenda arkivit të modës prej 30 mijë veshjesh të Kim Kardashian
Lexo po ashtu Brenda arkivit të modës prej 30 mijë veshjesh të Kim Kardashian

“Kështu që kur e kuptova se do të shkoja në Itali tërhoqa të gjitha rrobat e mia Dolce & Gabbana për t’i provuar përsëri dhe për të parë nëse mund të ri-vishja ndonjë gjë!”.

Ajo e shkroi atë informacion me shkronja të bardha nën një foto të saj duke mbajtur dorën e vajzës së saj North para dasmës.

Kourtney Kardashian vesh një fustan nusërie nga D&G me një vello të frymëzuar nga Virgjëresha Mari dhe një nga tatuazhet e bashkëshortit të ri, Travis Barker
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian vesh një fustan nusërie nga D&G me një vello të frymëzuar nga Virgjëresha Mari dhe një nga tatuazhet e bashkëshortit të ri, Travis Barker

Ajo ka vazhduar shpjegimin e saj në foton e radhës ku qëndronte në tapetin e kuq të ngjarjes së vitit 2011.

“Fustani që vesha në dasmë ishte një Dolce & Gabbana që e bleva në Bergdorf Goodman në 2011 dhe e vesha në ‘Glamour Awards’”.

Të gjitha rastet kur vajzat e familjes Kardashian janë dukur ndryshe nga Instagrami në krahasim me jetën reale
Lexo po ashtu Të gjitha rastet kur vajzat e familjes Kardashian janë dukur ndryshe nga Instagrami në krahasim me jetën reale

Ajo vazhdoi me një foto të një modeleje të veshur me një fustan dantelle të cilin Kardashian e veshi me fustanin e mrekullueshëm të zi në Itali.

“Por për ta bërë fustanin më modern dhe më shumë për mua, vesha këtë fustan Veterments me doreza me dantella që kisha në dollap për një pamje me dantella me shtresa”, ka shkruar ajo.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori