Kim Kardashian ka hedhur një hap të madh në një lidhje që po bëhet gjithnjë e më serioze - i dashuri i saj, Pete Davidson, tashmë ka takuar fëmijët e yllit televiziv.

Pete dhe North West u panë të dielën (3 prill) duke vozitur makinën rozë që Kris Jenner i dhuroi Kimit për festën e Krishtlindjeve.


Ata po udhëtonin me një makinë elektrike Moke për rreth 30 minuta kështu që Pete nuk nxitonte për të parë “Grammy Aëards” që u shfaq të njëjtën natë, shkruan TMZ.

53bf5c08e92542eb8bdf0572f2ec2f1b md e1649248108920 Foto: TMZ

Ndonëse nuk është kapur nga kamerat, thuhet se Penelope Disick ishte gjithashtu pjesë e argëtimit të tyre, duke e bërë këtë një çështje familjare.

Kim dhe Pete tani janë në lidhje për rreth 6 muaj, kështu që takimi Pete me fëmijët nuk është për tu habitur.

f254b1afa5c84d278f7de1f713707289 md e1649248050705 Foto: TMZ

Në shumë raste divorci, ish-partnerët pajtohen që kushdo me të cilin ata lidhen në mënyrë romantike nuk mund të jetë rreth fëmijëve ... zakonisht për 6 muaj, kështu që prezantimi i Pete është në përputhje me normën.

Pete tani është përfshirë në klanin Kardashian, ndërsa ai gjithashtu u tha se ka takuar të dashurën me gjyshërit e tij. /Telegrafi/

kim kardashian pete davidson bgus 2292012 011 1641481648 scaled Foto: Getty