LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian rikthehet përsëri si brune, pas eksperimentimit me flokë të kuqe

Kim Kardashian rikthehet përsëri si brune, pas eksperimentimit me flokë të kuqe

Kim Kardashian të hënën vendosi të tregojë flokët e saj me ngjyrën e re.

39-vjeçarja u pa teksa ndaloi në Calabasas për të mbushur rezervuarin e Range Rover dhe zbuloi sërish flokët e gjatë brunë pasi më herët i provoi flokët e kuqe.


Kim kishte veshur kominoshe lëkure, të shkurtra deri në gju së bashku me një palë çizme të larta deri në gju.

Ajo kombinoi tërë veshjen me një çantë të vogël jeshile nga Hermes Kelly.

Vetëm një ditë më parë, Kim u kishte thënë fansave se po mendonte të rikthehej përsëri si brune.

Ajo ndau një fotografi të vjetër me flokë të gjatë kafe dhe shkroi: “Gjeta këtë foto në telefonin tim, mendoj se do rikthehem përsëri në ngjyrën e errët!”.

Javën e kaluar, Kim ndau ndryshimin e saj me flokë të kuqe, ku parukierja theksoi se nuk ishte paruke por lyerje e vërtetë. /Telegrafi/