Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me një video ku shfaqet ndërveprimi i saj me Tesla Bot-in, robotin inovativ të Elon Musk që kushton 30,000 dollarë (28 mijë euro).

Në video, e postuar në Instagram të hënën, 44-vjeçarja përshëndet robotin, i cili përgjigjet duke lëvizur dorën.


Kulmi i momentit është kur ata formojnë një zemër me duar, një gjest që Kardashian e përshkroi si të mahnitshëm, shkruan DailyMail.

92134003 14098441 Kim Kardashian had a creepy interaction with Elon Musk s 30 000  a 7 1731969459182

Roboti demonstroi aftësi të tjera të sofistikuara, përfshirë një imitim të lëvizjes së vrapimit, një kërcim hula dhe përgjigjen me një gjest pranë kokës kur u pyet për gjatësinë.

Kardashian gjithashtu luajti me robotin lojën klasike “gërshërë, letër, gur”, ku makina tregoi saktësi të habitshme.

92214145 0 The reality star 44 was filmed waving at the robot who waved bac a 47 1731968782329

Ende nuk është e qartë nëse Tesla Bot-i ishte një dhuratë apo thjesht i huazuar për yllin e realitetit, e cila është një fanse e njohur e markës Tesla.

Ajo shpesh është parë duke përdorur Cybertruck-un e saj, të cilin e shtoi në koleksionin e vet në shkurt 2024, duke ndjekur një version të zi mat në maj.

Vetëm disa ditë më parë, Kardashian u ndalua nga policia në Kaliforni për shkak të xhamave të errët në makinën e saj. /Telegrafi/

92214151 14098441 She asked the bot to make a heart shape with their hands Kardash a 8 1731969459192

92214149 14098441 The robot mimed a running motion did a hula dance and placed a h a 11 1731969459727

92134005 14098441 The reality star was cruising down the PCH in her brand new futu a 10 1731969459726