Kim Kardashian padit për 10 milionë dollarë aplikacionin iHandy: Si guxoni ta përdorni fotografinë time pa autorizim?

Kim Kardashian thotë se imazhi i saj vlen miliona - madje më shumë se 10 milionë dollarë (afro nëntë milionë euro) - dhe kjo është arsyeja pse ajo po hedh në gjyq një aplikacion kozmetike se gjoja po bën xhiron në internet me një fotografi të sajën.
Kim pretendon në padinë e re, të siguruar nga TMZ, se aplikacioni i ashtuquajtur iHandy përdori një fotografi të sajën, të realizuar në vitin 2017 për të promovuar një aplikacion të manipulimit me makijazhin dhe efektet tjera të bukurisë.

Avokati i Kimit u tall me mbrojtjen që aplikacioni iHandy bënë, të cilët u shprehën se nuk e kishin idenë se ishte Kim në fotografinë që ata përdorën.
Padia thotë: "Pohimi i të pandehurës, absurditet, si mbrojtje e pretenduar ... se ata nuk e dinin se fotografia e palicencuar, e paautorizuar që ata me vjedhje e shpërdorën me vetëdije të plotë ishte Kim Kardashian West ... një nga gratë më të famshme në botë".
Aplikacioni në fjalë ofron "selfie të përsosura" me bukuri profesionale dhe mjete të retushimit të trupit, duke përfshirë pjesën e fytyrës, fshehjen e rrudhave dhe shumë gjëra të këtij lloji.
Sa i përket asaj se pse ajo po paditë aplikacionin për 10 milionë dollarë plus, në padi thuhet se përfshin koston e licencimit të fotografisë së saj dhe përdorimit të ngjashmërisë së saj.
Ajo gjithashtu dëshiron që ata të ndajnë për të pak nga çdo fitim që ata fituan nga përdorimi i fotografisë së saj. /Telegrafi/


































































