LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ka konstatuar: Stili i flokëve i cili do të jetë më i kërkuari këtë pranverë

Kim Kardashian ka konstatuar: Stili i flokëve i cili do të jetë më i kërkuari këtë pranverë

Nëse Kim e ka provuar, na besoni, ky stil do të kërkohet në çdo sallon

Një ndër surprizat më të mëdha të vitit është trendi i të ashtuquajturave balluke (të shkurtra), transmeron Telegrafi.


Kim në fotografitë e reja promovuese për brendin e vet të bukurisë KKW, të cilin e ka publikuar në Instagram ka balluke të rrafshëta dhe të dendura të cilat mezi prekin linjën e sipërme të vetullave.

Fotografitë janë reklamë për linjën e saj të re të buzëkuqve, andaj dyshojmë që balluket janë të vërteta, mirëpo adhuruesit e Kimit megjithatë janë të ngazëllyer me transformimin e saj.

Mirëpo, duke pasur parasysh sasinë e pëlqimeve dhe komplimenteve të cilat i ka marrë me fotografi, do të mund të mendojnë seriozisht për stil të këtillë të flokëve.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on Jan 28, 2019 at 8:52am PST

Floktarët botërorë kanë votuar ngjyrën më të dëshiruar të flokëve për këtë vit, ndërkaq disa ndër damat e famshme ka kohë që e kanë provuar.

Sido që të jetë, tani e kemi shumë më lehtë të besojmë që balluket e shkurtra sivjet do të jenë një ndër trendët kryesorë të bukurisë, sepse nëse ndokush mund t’i bindë femrat masivisht në ndonjë trend të guximshëm, ajo përfundimisht është Kim Kardashian. /Telegrafi/