LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dyshohet se posedon një skulpturë të kontrabanduar nga Italia

Kim Kardashian dyshohet se posedon një skulpturë të kontrabanduar nga Italia
(Foto: Instagram/kimkardashian)

Po ndodh një dramë e vërtetë në Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane po i kërkon Kim Kardashianit të heqë dorë nga një skulpturë antike romake që ishte kontrabandë ilegalisht nga Italia.

Është një statujë e “Fragment of Myron’s Samian Athena” që Kim dyshohet se e bleu në vitin 2016. Një vepër e lashtë arti që daton nga shekulli i parë ose i dytë që mbërriti në Los Angeles në maj të viti 2016.

Autoritetet amerikane paralajmëruan se mund të ishte një pasuri e mbrojtur kulturore, ndërsa ekzaminimi dhe studimi i mëtejshëm i punimit kishte devijime të caktuara, të cilat i bënë oficerët të dyshonin mbi origjinën dhe kjo është arsyeja pse FBI u përfshi në të gjithë hetimin.


(Foto: Instagram/kimkardashian)

Kardashian nuk u përgjigj personalisht, por ia la fjalën përfaqësuesit të saj për shtyp, transmeton KP.

“Kim kurrë nuk e bleu këtë punim dhe kjo është hera e parë që ajo mëson për ekzistencën e saj. Ne besojmë se vepra mund të jetë blerë në mënyrë të paautorizuar duke përdorur emrin e saj dhe duke qenë se nuk mbërriti kurrë në adresën e saj, ajo madje nuk ishte në dijeni të ndonjë transaksioni.

“Ne inkurajojmë hetime të mëtejshme dhe shpresojmë që statuja t’u kthehet pronarëve të saj të ligjshëm”, është shprehur përfaqësuesi i saj për media.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Bukuroshja është e njohur për dashurinë e saj për veprat e artit, por edhe për pjesët e stilistëve, të cilat mund të shihen në dekorimin e vilës së saj në Kaliforni.

Shtëpia e saj, të cilën deri vonë ajo e ndante me ish-burrin e saj, reperin Kanye West, është diçka që nuk shihet çdo ditë. Edhe pse do të prisnin diçka ekstravagante dhe joshëse nga çifti i famshëm, ata e zbukuruan shtëpinë e tyre në një stil krejt tjetër.

Vila në Kaliforni është shndërruar në një oazë të vërtetë ajri me fokus pastërtinë dhe dritën, nuk ka rrëmujë ose zbukurim, gjithçka është në tonet natyrale të të bardhës – nga muret deri në mobile dhe tekstile.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori