LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian demonstron se si bartet modeli më i popullarizuar i xhaketës!

Kim Kardashian demonstron se si bartet modeli më i popullarizuar i xhaketës!

Tashmë është viti i dytë me radhë që kjo xhaketë gjendet lart në listën e rrobave më të popullarizuara dimërore

Ky model i xhaketës ka pushtuar zemrat e të gjithave, andaj mund t’i shohim në kombinime të ndryshme mode, transmeton Telegrafi.


Ajo është rrobë e cila lehtë i përshtatet çdo stili, andaj këtë dimër patjetër duhet ta keni në gardërobën tuaj.

Barteni me xhinse, mirëpo është zgjedhje ideale edhe për kombinime pak më elegante. Pos që duket interesante, ajo ka edhe përparësi funksionale.

Lëkura dhe gëzofi do të mbajnë ngrohtësinë edhe në të ftohtin më të madh, andaj dimrin më lehtë do ta përballoni.

Kim Kardashian na ka treguar dhe na ka dhënë shembullin e shkëlqyeshëm për veshje të shkujdesur, por shumë trendi.

Pantallonat e lëkurës dhe fanella klasike gjithmonë janë zgjedhje e sigurt.

Me këtë veshje nuk ka gabime, andaj është fenomenale për ato ditë kur na mungon inspirimi. /Telegrafi/