LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian blen veshjen e videos muzikore “If” të Janet Jackson për 25 mijë dollarë

Kim Kardashian blen veshjen e videos muzikore “If” të Janet Jackson për 25 mijë dollarë

Kim Kardashian festoi me stil ditëlindjen e 55-të të Janet Jackson.

Ylli, zbuloi në Instagramin e saj të dielën se ajo ofroi – dhe fitoi – veshjen me porosi nga videoja muzikore e këngëtares “If”, e vitit 1993.


“Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë!”, shkroi Kardashian së bashku me një klip të Jackson të veshur me pamjen. “Jam një fanse e madhe dhe nuk mund të besoj se e fitova në këtë ankand”.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bleu kostumin – një jelek i zi me lidhëse të bardha në secilën anë dhe një palë pantallona të zeza – për 25,000 dollarë, sipas një postimi në Twitter nga shtëpia e ankandit.

“Faleminderit shumë Kim Kardashian! Shpresoj që ‘IF’ të të japë aq kënaqësi sa më dha mua”, u përgjigj Jackson në Instagramin e saj me emoji puthjeje.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojë për Compassion International, një organizatë jofitimprurëse që ofron ndihmë për fëmijët në nevojë. /Telegrafi/