LAJMI I FUNDIT:

Kihmberlie – modelja që krijon vet hapësirat kreative për realizimin e fotografive

Kihmberlie – modelja që krijon vet hapësirat kreative për realizimin e fotografive

Kimberly Douglas, e njohur si Kihmberlie në internet, është një modele fotot krijuese të së cilës kanë bërë që ajo të arrij 303 mijë ndjekës në Instagram.

Sidoqoftë, jo vetëm pamja e saj i mblodhi aq shumë fansa vajzës – Kihmberlie në fakt krijon setet e saj fotografike për secilën nga fotot e saj me dorë!

“Unë isha në kolegj në një klasë stilimi dhe ndërsa isha duke stiluar një grua dhe duke i treguar asaj se si të pozonte, fillova të mendoj ‘Unë duhet të isha para kamerës në vend se pas saj’. Pastaj fillova të hulumtoj dhe të futem në modelim”, tha modelja në një intervistë për Bored Panda.


View this post on Instagram

A post shared by K I M B E R L Y. (@kihmberlie)


“Unë nuk e konsideroj veten me të vërtetë një fotografe pasi që shumicën e kohës i bëj fotografi vetëm vetes, gjë që fillova ta bëja për të fituar përvojë si modele”.


Së fundmi Kimberly ka realizuar një fotosesion me luledielli. Siç zakonisht e praktikon, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj procesion e realizimit të skenës. Së pari tregon se si ishin lulediellit në të arritur, pastaj ajo ka filluar t’i ngjis ato duke krijuar kështu një prapaskenë të mbushur me lule – të gjithë punën ajo e ka përfunduar me dorë dhe rezultati është thjesht mahnitës. Ajo që e bënë edhe më të vështirë realizimin e fotografive ishte fakti që kamera duhet të vendosej në tavan.


Pas gjithë këtyre fotosesioneve të bukura artistike, është për t’u habitur që Douglas nuk ka nënshkruar me ndonjë kompani të madhe. Deri at herë, ju mund të ndiqni punën e Douglas në Instagram dhe Twitter. /Telegrafi/