LAJMI I FUNDIT:

Kievi pretendon se Rusia ka humbur 37.570 ushtarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Kievi pretendon se Rusia ka humbur 37.570 ushtarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar Moskës, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kievi pretendon se 37.570 ushtarë rusë kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë arritur t’ua shkatërrojnë 1649 tanke, 3832 mjete të blinduara, 217 aeroplanë si dhe 188 helikopterë.

Gjermania publikon listën e plotë të ndihmës ushtarake në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjermania publikon listën e plotë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

Në anën tjetër, ushtria ukrainase pretendon se prej se kanë futur në përdorim sistemin raketor amerikan HIMARS, rusët në masë të madhe po pësojnë humbje.

Madje po publikojnë pamjet e sulmeve të ndryshme ku shihen shpërthimet e fuqishme.

Rasti më i fundit ishte bombardimi i një depoje të municionit rus, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u ngrit në qiell një top i zjarrtë që shndriti një qytet në rajonin e Khersonit.

E sulme të tilla po ndodhin pothuajse në tërë territorin e Ukrainës, pasi edhe vet presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky është zotuar se po ndërmerren aksione për ta detyruar Rusinë që të tërheq ushtrinë e saj nga territori i Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori