LAJMI I FUNDIT:

KIERKEGARDI PËR HEGELIN

KIERKEGARDI PËR HEGELIN
13.10.2014, Barcelona Adam Zagajewski, poeta. foto: Jordi Play

Poezi nga: Adam Zagajewski
Përktheu: Mazllum Saneja

Kierkegardi tha për Hegelin: të përkujton dikë,
i cili ngre një kështjellë shumë të madhe,
ndërsa banon vetëm
Ne një jerevi të thjeshtë që qëndron në afërsi të ndërtesës.
Po ashtu inteligjenca banon në qendrën
e thjeshtë të kafkës dhe ato shtatë të mrekullueshme
Që na premtuan janë të mbrojtura
Me fije të pezhishkës
Tash për tash duhet të kënaqemi
Me qelinë e ngushtë të burgut, me këngën e të burgosurit,
Me humorin e mirë të doganierit, me grushtin e policit.
Jetojmë në gjakim. Kush nuk gjeti strehim
Të madh, kërkon strehim të vogël. Kokrra më e vogël
E hashashit në botë është Zoti. E kryqëzon
Madhështia.