Kida lanson videoklipin e këngës “Moti”

“Moti” mban titullin kënga më e re e Orhidea Latifit, këngëtares së njohur me emrin artistik Kida. Prygo dhe Royal Music Group qëndrojnë prapa këtij projekti, të cilit ia kanë realizuar muzikën. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar reperi i njohur, BimBimma, ndërsa për melodinë është angazhuar vet këngëtarja së bashku me Koston dhe Arianit. Për miksimin dhe masterizimin e projektin është përkujdesur sërish Prygo. Ndërkaq për anën vizuale është angazhuar produksioni Boulevard Films, kurse videoklipi është xhiruar me regji të Elena Kelmendit. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































