Përveç me numrin e vogël të njohjeve, që shtetit po i vijnë viteve të fundit, Kosova po përballet edhe me presionin e vazhdueshëm që Serbia po ua bën shteteve të ndryshme për të mos e pranuar pavarësinë apo edhe për të tërhequr njohjen.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth rëndësisë së politikës se jashtme të Kosovës për ta parandaluar propagandën serbe.
Kiçmari thënë se është një përpjekje iracionale e dëshpëruese e politikës së jashtme të Serbisë, për të zvogëluar numrin e njohjeve të Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Serbisë është duke investuar mjete financiare, është duke dërguar misionarë diplomatikë e jo-diplomatikë, është duke bërë premtime të paarsyeshme mbështetjeje dhe është duke propaganduar të pavërteta, me qëllim të pengimit të njohjes dhe tërheqjen e njohjes. Ky angazhim i madh i tyre paraqet gjendjen dëshpëruese dhe qorrsokakun iracional, në të cilin është gjendur politika serbe”, ka thënë Kiçmari.
Më tej ai ka theksuar se Serbia ka dështuar për të bindur veten e tyre se shteti dhe shoqëria e Kosovës nuk do t’i shmangen orientimit properëndimor euro-atlantik, duke treguar kështu paaftësinë e politikës serbe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në Evropë dhe trendin integrativ të rajonit të Evropës Juglinore drejt BE dhe NATO.
“Pasi patën dështuar keq përmes të drejtës ndërkombëtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010, pasi kanë dështuar për të bindur edhe veten e tyre se shteti dhe shoqëria e Kosovës nuk do t’i shmangen orientimit properëndimor euro-atlantik dhe pasi është dekoduar linja e tyre ambivalente në politikën e jashtme, në njërën anë duke u betuar për integrim në BE dhe njëkohësisht duke organizuar ushtrime ushtarake me Federatën Ruse dhe Bellorusinë, fushata e ndërmarrë, duke piketuar aktorë të veçantë dhe vende të caktuara në rajone të ndryshme të botës, flet për paaftësinë e politikës serbe për të kuptuar zhvillimet bashkëkohore në Evropë dhe trendin integrativ të rajonit të Evropës Juglinore drejt BE dhe NATO”, ka thënë Kiçmari për Telegrafin.
I pyetur nëse është atribut i shtetësisë dhe sovranitetit anëtarësimi në OKB, Kiçmari është shprehur se ‘statusi i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare mbetet delikat për faktin se pranimi i saj në OKB bllokohet nga Federata Ruse përmes së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit’.
“Politika e jashtme e Kosovës duhet të jetojë me këtë fakt. Por, shtetësia dhe sovraniteti i një vendi nuk varet nga anëtarësia në OKB. Shqipëria, Bullgaria, Irlanda, Italia dhe Hungaria janë pranuar në OKB vetëm dhjetë vite pas krijimit të saj, në vitin 1955, përderisa Republika Popullore e Kinës është pranuar në vitin 1971, madje Republika Federale e Gjermanisë është bërë anëtare tek në vitin 1973, Vietnami në vitin 1977, kurse Koreja Jugore dhe ajo Veriore janë pranuar tek në vitin 1991. Në të gjitha këto raste të lartpërmendura nuk është vënë në dyshim as shtetësia dhe as sovraniteti i këtyre shteteve, në kohën sa nuk kanë qenë anëtare të OKB. Arsyet e mospranimit të tyre kanë qenë politike dhe vetëm pasi janë tejkaluar mosmarrëveshjet dhe bllokadat në Këshillin e Sigurimit ka ardhur deri te pranimi i tyre. Pra, rasti i bllokadës së Kosovës nuk është rasti i vetëm. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet shtuar përpjekjet dhe minimizuar rëndësinë e anëtarësimit në OKB, por duhet hequr dilemat, nëse antërësimi në OKB është atribut i shtetësisë dhe sovranitetit. Kosova është pranuar nga shumica absolute e vendeve anëtare të OKB. Ky fakt dhe Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare i vitit 2010 e kanë vulosur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës në akord të plotë me vullnetin e qytetarëve të saj. Ato nuk mund të zhbëhen dhe as të vëhen në dyshim”, theksoi ambsadaori.
I pyetur se si duhet kundërpërgjigjur politika e jashtme e Kosovës, Kiçmari ka deklaruar se shtimi i investimeve financiare, kadrovike, lobuese dhe negociuese në politikën e jashtme janë të domosdoshme për të penguar lobimin serb.
“Politika e jashtme e Republikës së Kosovës duhet të shtojë ndjeshëm prezencën e saj në Afrikë dhe Amerikën Latine, por edhe në Azinë Jugore dhe Juglindore. Politika e Jashtme është dimension jetik i shtetësisë. Shtimi i investimeve financiare, kadrovike, lobuese dhe negociuese në politikën e jashtme janë të domosdoshme për të penguar lobimin serb dhe për të demonstruar aftësinë shtetërore të Republikës së Kosovës, në përballje me agresivitetin iracional të politikës së jashtme serbe. Të gjitha masat duhet ndërmarrë na akord të plotë me miqtë e shumtë të Kosovës, sidomos SHBA, vendet e BE dhe NATO, Australinë, Zelandën e Re, Kanadanë, Japoninë dhe vende të tjera partnere e mike”, ka përfunduar Ambasadori Kiçmari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht