Pamjet që thuhet se vijnë nga Hungaria janë shfaqur në internet dhe tregojnë një zjarr të madh si pasojë e një përplasjeje midis një Kia EV6 dhe asaj që duket të jetë një pengesë betoni.

Sidoqoftë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrethanat e ngjarjes mbeten një mister.


Çfarë e shkaktoi shpërthimin është e paqartë në këtë moment, por EV6, një automjet i ri me bateri elektrike nga Kia e Koresë së Jugut, duket se është përplasur “kokë më kokë” në një pengesë betoni.

Dhe nga pjesa e përparme e mjetit shihen qartë flakët edhe pse si shkaku i aksidentit, po ashtu edhe origjina e zjarrit nuk dihet.

Kjo çështje mund të jetë e ndjeshme për Kia-n, veçanërisht, e cila është në prag të një shtytjeje të madhe të veturave të saj elektrike.

Marka e saj motër, Hyundai, u përfshi gjithashtu kohët e fundit në një debat në lidhje me automjetet e saj elektrike pasi Kona Electric u tërhoq për shkak të një rreziku zjarri dhe kompania u përball me një reagim të ashpër në Korenë e Jugut për shkak se ishte perceptuar se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të korrigjuar situatën. /Telegrafi/