Khloe Kardashian shkëlqen me një fustan të shkurtër, në mbështetje të Kylie Jenner në 10-vjetorin e “Kylie Cosmetics”

Khloe Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në një event të organizuar në Los Angeles, për të festuar 10-vjetorin e markës së bukurisë së motrës së saj më të vogël, Kylie Jenner.
Ylli i reality show-t, 41 vjeçe, mahniti me një fustan të shkurtër gri me kuadrata me shkëlqim, të kombinuar me taka elegante me majë të hapur dhe një çantë dore argjendi, shkruan DailyMail.

Flokët i kishte lëshuar në onde të buta, ndërsa syzet e zeza i shtonin pamjes një prekje glamuroze.
Ngjarja madhështore e mbajtur në Melrose Avenue shënoi jo vetëm një dekadë suksesi të Kylie Cosmetics, por edhe lançimin e koleksionit të ri “King Kylie”, i frymëzuar nga imazhi ikonik i Kylie-t gjatë viteve të saj të para në industrinë e bukurisë.

Khloe u pa duke zbritur nga një autobus luksoz bashkë me Kim Kardashian dhe motrat e tjera, ndërsa e udhëhoqi me ëmbëlsi vajzën e shoqes së ngushtë të Kylie-t, Yris Palmer.
Edhe Kim tërhoqi vëmendjen me një fustan rozë lateksi dhe bizhuteri argjendi në formë kryqi.

Vetë Kylie zgjodhi një fustan rozë të ngushtë me një dekolte të theksuar, ndërsa e shoqëronte edhe vajza e saj Stormi.
Në ngjarje morën pjesë edhe Kendall Jenner, Hailey Bieber, matriarkja e familjes Kris Jenner dhe partneri i saj Corey Gamble, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e modës dhe showbizit. /Telegrafi/




























































