Khloe Kardashian nuk e priste që motra e saj Kim Kardashian të lidhje me Pete Davidson.

37-vjeçarja më në fund i dha miratimin aktorit të Saturday Night Live pasi fillimisht u 'befasua' që Kim filloi të takohej me të pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Kanye West.


Një burim i tha Hollywood Life se 'Khloe mendon se është e mrekullueshme që Kim po takohet me Pete. Khloe mendon se Pete është kaq i ndryshëm nga kushdo që Kim ka takuar ndonjëherë.

khloekardashian 272229575 4995110897198952 666028606149483910 n Foto: Khloe Kardashian/Instagram

“Ajo u befasua po aq sa gjithë të tjerët kur mësoi se ata ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Por ajo seriozisht nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për motrën”, tha burimi.

“Khloe pëlqen që Pete është jashtëzakonisht argëtues dhe me këmbë në tokë. Ajo shkon shumë mirë me të dhe mendon se ai është absolutisht një djalë me humor”, tha tutje ky burim.

khloekardashian 272719910 943515389859120 6636267023961784129 n Foto: Khloe Kardashian/Instagram

E vetmja gjë që dukej se kishte rëndësi për yllin e “Revenge Body” ishte lumturia e motrës së saj më të madhe, shkruan DailyMail.

“Khloe është shumë e lumtur për Kim sepse ajo mund të shohë se ajo është më e lumtur se sa ka qenë për një kohë të gjatë”, vazhdoi ky burim.

Screenshot 8 37 Foto: REX

Kim filloi të takohej me Pete në tetor, pasi priti një episod të SNL me anëtarin e kastit.

Themeluesja e “Skims” bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

Screenshot 9 35 Foto: GC Images

Çifti i famshëm kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Çikago dhe Pslam. /Telegrafi/