Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje janë përballur së pari herë në konferencë për shtyp para meçit të tyre për titullin e peshave të lehta në UFC 254.

Luftëtari nga Dagestani dhe tjetri nga Amerika janë gati për përballjen e tyre të madhe për titullin e peshave të lehta, i cili do të zhvillohet të shtunën mbrëma.


Ky meç i shumëpritur do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në Fight Island.

Sikurse para çdo përballje, edhe në këtë, dy luftëtarët Khabib dhe Gaethje kanë kryer ritualin e përhershëm duke dalë në konferencë për shtyp.

Megjithatë, përballja e tyre ‘fytyrë më fytyrë’ nuk ka qenë e tensionuar, pasi të dy luftëtarët kanë treguar respekt për njëri-tjetrin.

Khabib në këtë meç vjen me një rekord prej 28 fitoresh dhe zero humbjesh, ndërsa Gaethje ka 22 fitore dhe 2 humbje nga 24 ndeshje. /Telegrafi/