Me pikëllim të thellë, Klubi i Hendbollit Besa Famgas njofton për ndarjen nga jeta të presidentit të klubit, Fadil Idrizi, figurë kyçe dhe frymëzuese në rrugëtimin dhe sukseset e klubit ndër vite.

Kryesia e klubit, lojtarët dhe i gjithë stafi i Besa Famgas i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Idrizi, duke ndarë dhembjen dhe kujtimin për një njeri që dha gjithçka për këtë klub – me pasion, përkushtim dhe dashuri të pakusht.


“Të ndjerin do ta kujtojmë gjithmonë për sakrificën, vizionin dhe dashurinë që pati për hendbollin dhe për Besa Famgas. Ai ishte më shumë sesa president – ishte shtylla e klubit tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, President!” – thuhet në njoftimin e klubit./Telegrafi/