LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë, KGJK vendos për reduktimin e punës së gjykatave

Mungesa e klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë, KGJK vendos për reduktimin e punës së gjykatave

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që t’i autorizojë kryetarët e gjykatave që varësisht nga gjendja në objektet e Pallatit të Drejtësisë, të vendosin për reduktimin e punës, për shkak të temperaturave të larta.

Ky vendim thuhet se është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur së bashku me kryetarët e gjykatave.

“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e krijuar në Pallatin e Drejtësisë, si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri në 35 gradë celsius”, thuhet në komunikatën për media.


Këshilli Gjyqësor paralajmëron ndërprerje të punës, shkak temperaturat e larta si pasojë e mungesës së klimatizimit
Lexo po ashtu Këshilli Gjyqësor paralajmëron ndërprerje të punës, shkak temperaturat e larta si pasojë e mungesës së klimatizimit

Në këtë situatë, KGJK-ja ka thënë se gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke punuar në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë.

“KGJK dhe kryetarët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, me datë 24 korrik 2023, i’u drejtuan me letër të hapur: Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrit, z. Besnik Bislimi, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, Ministres së Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati”.

Letra e hapur: https://www.gjyqesori-rks.org/2023/07/24/leter-e-hapur-nga-keshilli-gjyqesor-i-kosoves/

Duke shpresuar që institucionet përkatëse do të ndërmarrin masa të menjëhershme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet i gatshëm për të bashkëpunuar me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë, në të kundërtën “do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore në zhvillim e sipër dhe do të pamundësohen shërbimet për qytetarët e vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Lajme
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Lajme
Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Lajme
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Lajme
Kalo në kategori