LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me plan të sigurisë në Kamenicë

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me plan të sigurisë në Kamenicë

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë filluar planin me Policinë Kufitare për veprimtaritë operacionale të përbashkëta që do të bëhen në zonën e Komunës së Kamenicës.

Përmes një komunikate për medie, KFOR ka njoftuar se këto plane nisën pas takimit që pati dje Sherfi i operacioneve të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe drejtoritë të PK-së, Rashit Qalaj.


Gjatë këtij takimi të dy palët shprehën kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë.

Ndryshe, një javë më parë, banorët e Karaçevës së Kamenicës ishin shqetësuar teksa nëpër fshat ishin parë xhandarmëria serbe duke patrulluar.

Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it
Lexo po ashtu Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it

Pas patrullimeve të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë, banorët e brezit kufitar me Serbinë kanë mbajtur një protestë si shenjë pakënaqësie.

​Banorët e Karaçevës protestojnë kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe
Lexo po ashtu ​Banorët e Karaçevës protestojnë kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe

Protestuesit për një kohë e kanë bllokuar rrugën që të shpie nga Kamenica në Karaçevë.

Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

Komunikata e plotë e KFOR-it:

KFOR-i dhe Policia e Kosovës punojnë së bashku për të vazhduar ofrimin e sigurisë në zonën e Kamenicës    

Prishtinë 13 gusht 2020 – Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje filloi sot për të planifikuar me Policinë Kufitare veprimtaritë operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës. Seanca e planifikimit të sotëm pasoi samitin teknik të nivelit të lartë të mbajtur dje në Selinë e Policisë së Kosovës midis Shefit të Operacioneve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës, së bashku me zyrtarë të tjerë.

Në atë rast të dy palët shprehën kënaqësi të ndërsjellë për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes një mekanizmi të përmirësuar javor që do të lejojë një rritje të patrullave të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë të Kamenicës.

KFOR mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sigurimit të vitit 1999. /Telegrafi/