KFF Mitrovica është kurorëzuar me titullin e kampionit në Sigal Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Ceremonia e dekorimit të kampionit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 20-të, ndërmjet Mitrovicës dhe Llapit, e cila u mbyll me fitoren bindëse të mitrovicasve, me rezultat 8:0.
Trofeun për kapitenen Kaltrina Biqkaj e ndau presidenti Agim Ademi, derisa medaljet i ndanë Vjollca Krasniqi, Xhelal Broja e Ismajl Ajeti, anëtarë të KE të FFK-së, Përparim Drini drejtor gjeneral i Sigalit në Kosovë, Vesa Broja, kryesuese e Asamblesë komunale në Mitrovicë dhe drejtori për sport në këtë komunë, Fahri Jashari.
Të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së kampionit ishin edhe personalitete të shquara të futbollit mitrovicas, si Ajet Shosholli, Rafet Prekazi e Gani Sejdiu. Për KFF Mitrovicën ky është titulli i pestë i kampionit. Presidenti Ademi ka uruar klubin mitrovicas për këtë sukses.
“Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe futbollistet e Mitrovicës për titullin e kampionit, me çka dëshmuan edhe një herë se kur ka organizim të mirëfilltë suksesi nuk mungon. Uroj që KFF Mitrovica ta përfaqësojë futbollin tonë denjësisht në Ligën e Kampionëve. Urime Mitrovicë!”, ka shkruar kreu i FFK-së në rrjete sociale.
E kapitenja Kaltrina Biçkaj u shpreh e lumtur që e rikthyen titullin në qytetin e minatorëve: “Jemi të lumtura pasi e kemi kthyer titullin aty ku e ka vendin. Ka qenë një kampionat jo i lehtë, ngase kishim dy vjet që nuk e kishim fituar titullin dhe kishim edhe ndërrim të stafit të trajnerëve. Mirëpo, kryesia na ka qëndruar afër dhe ne si grup kemi qenë kompakt. Tabi do të fillojmë të mendojmë për garat në Ligën e Kampionëve, ku sigurisht do të kemi disa përforcime, pasi synojmë ta kalojmë fazën e grupeve”, tha Biqkaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës