KF Rahoveci ka reaguar ndaj KF Vëllaznimit me anë të një komunikate për media, duke quajtur shpifje të gjakovarëve kinse lojtarët e Rahovecit kanë lënduar qëllimisht Yll Myrtën duke ia thyer këmbën, e po ashtu pohimet kinse ekipi gjakovar është sulmuar.
Më poshtë komunikata e KF Rahovecit:
KOMUNIKATË PËR MEDIA!
Egoja e Gjakovarëve nuk mund të arsyetohet me një Komunikatë kundërthënëse dhe tendencioze të paraqitur në media.
Të përgatitur në të gjitha format e mundshme duke përfshirë edhe thirrje ofenduese dhe raciste, Gjakovarët erdhën në Rahovec për të arkëtuar tri pikë, me shpresë se do të hyjnë në Super Ligën e Kosovës edhe pse as gjasa matematikore e as teorike nuk kanë.
Të gjithë njohësit të mirëfilltë të futbollit Kosovar e dinë se Rahoveci për sezonin Pranveror e ka konsoliduar ekipin duke marr përforcimet e duhura dhe duke treguar lojë shumë të pëlqyeshme dhe korrekte të cilat edhe i dëshmoi në ndeshjet si vendas po ashtu edhe si mysafir.
KF. Rahoveci realizoj fitoren ndaj KF. Ferizaj i cili është lider i tabelës, KF. Beharit të Vitomiricës , por edhe barazoj si vendas ndaj Kosovës së Prishtinës. Të gjithë këto ekipet janë pritur mirë dhe kanë shprehur falënderim për mirëpritjen e organizuar mirë dhe lojën korrekte.
Për ndeshjen ndaj KF. Vellaznimit, Klubi Futbollistik Rahoveci shpreh reagimin si më poshtë:
1. SIGURINË E NDESHJES
• KF. Rahoveci organizoj sigurinë e ndeshjes brenda stadiumit në mënyrë të duhur. Të pranishëm në fushë ishin mbi 10 Policë dhe po ashtu ka kërkuar dhe është angazhuar njësia speciale e policisë së regjionit për të siguruar lojtarët dhe autobusin e KF. Vëllaznimit.
• KF. Rahoveci ka angazhuar një numër të kujdestarëve pranë rrethojave në tribuna për të siguruar fushën dhe kjo ka funksionuar në mënyrë perfekte.
• Vlen te theksohet se në tribunat ishin të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve Gjakovar duke përfshirë edhe stafin drejtues të KF. Vëllaznimit dhe të gjithë ata kanë kaluar pa asnjë ofendim dhe sulm të vetëm.
• Kujdestarët e sigurisë, shtabi teknik dhe kryesia e KF. Rahovecit gjatë gjithë kohës kanë qenë në përcjellje të lojtarëve dhe shtabit teknik të KF. Vëllaznimit duke iu afrua siguri të plotë.
2. REFERIMI
• Gjyqtari gjatë gjithë kohës së ndeshjes ka qenë korrekt dhe i saktë në vendimet që i ka marr dhe nuk ka treguar asnjë tendencë në favorizimin apo ndëshkimin e ndonjë ekipi edhe pse kishte provokim të vazhdueshëm nga ana e mysafirëve.
• Vlen të theksohet qe FC. Vëllaznimi ka udhëhequr gjatë tërë pjesës së parë të ndeshjes dhe lojtarët e tyre vazhdimisht e ka zhagitur lojën por ne nuk jemi ankuar as te lojtarët as të gjyqtari pasi që kjo është pjesë e lojës dhe ndodhë edhe në kampionatet më prestigjioze evropiane.
• Gjyqtari Dogani akordoi penalltinë pas një ndërhyrje shumë të ashpër në zonën e rreptësisë dhe konsiderojmë që vendimi i tij ishte absolutisht i saktë. Ftojmë komisionin disiplinor ta analizoj ngjarjen përmes video xhirimeve dhe do të binden se vendimi ishte i duhur.
• Gjyqtari përdori në lojë përdori një standard të vetëm të gjykimit dhe atë standardin e lojës korrekte duke menaxhuar situatën shumë mirë dhe duke evituar provokimet e vazhdueshme të mysafirëve ndaj lojtarëve vendës dhe ndaj tifozëve.
• Të gjitha akuzat ndaj vendimit të gjyqtar Dogani nga KF. Vëllaznimit janë shpifjet të cilat e kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të gjyqtarit dhe arsyetimin e humbjen, gjë që është një gjest i ulët nga ana e Vëllaznimit.
3. PROVOKIMET E LOJTARËVE DHE BANKËS REZERVË TË KF. VËLLAZNIMIT
• Se ekipi Gjakovar ishte i përgatitur për të provokuar tifozët dëshmon edhe fakti se në pushimin në mes të dy pjesëve fare nuk shkuan në zhveshtore siç është e përcaktuar me rregullore por qëndruan në bankën rezervë vetëm e vetëm për të provokuar tifozët të cilën ishin prapa bankës rezervë.
• Në pjesën e dytë të lojës lojtari i Vëllaznimit me numër 6 në fanellë vazhdimisht provokonte lojtarët e Rahovecit si me fjalë ashtu edhe me ndërhyrje të ashpërta. Në një moment edhe e godet me kokë në fytyrë lojtarin Rahovecas duke ia mbushur hundën me gjak. Fal reagimit të shpejtë të referit dhe kapitenit të skuadrës vendëse me e keqja është evituar dhe situata u qetësua, ndërsa lojtari me numër 6 u ndëshkuar nga gjyqtari i ndeshjes me karton të kuq.
• Lojtarët dhe banka rezervë e KF. Vëllaznimit duke parë se ekipi i tyre ishte duke humbur 2 me 1 dhe njëkohësisht mbetën me 10 lojtar, vendosen të përdorin një mënyrë të ulët dhe josportive të ngacmimit të tifozëve në tribuna duke iu drejtuar me thirrjet “JU JENI SHKIJE”, “JU JENI BUGAR”, vetëm e vetëm që të eskalojë situata.
Këto thirrje lirisht mund te konsiderohen si thirrje “RACISTE”.
Këto momentet mund të dëshmohen nga qindra tifozë dhe gjithashtu mund të shihen në video xhirimet.
4. SULMET PAS NDESHJES
• Gjatë gjithë kohës së ndeshjes dhe pas ndeshjes Autobusi i KF. Vëllaznimit me kërkesë të kryesisë së KF. Rahovecit ka qenë i siguruar nga Njësia Speciale e Policisë së Regjionit të Gjakovës.
• Pas ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik i KF. Vëllaznimit janë përcjellë nga Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale e Policisë Regjionale nga zhveshtoret deri tek autobusi.
• Megjithatë lojtarët e KF. Vëllaznimit të rrethuar me policë kanë vazhduar ti provokojnë tifozët vendas jashtë fushës duke brohoritur “Ju jeni SHKIJE”, “Ju jeni BUGAR”.
• KF.Rahoveci nuk është përgjegjës për atë se çka ka ndodh në qytet pas ndeshjes, për këtë përgjegjësinë e ka Policia e Kosovës por edhe KF. Vëllaznimi për sjelljen e futbollistet dhe shtabin teknik dhe provokimin e tyre ndaj qytetarëve të Rahovecit.
Në bazë të gjitha këtyre fakteve të paraqitura, KF. Rahoveci kërkon:
• Të merren masat ndaj ekipit mysafir (lojtarëve dhe bankës rezervë) për provokimet të tifozëve dhe qytetarëve duke iu drejtuar me gjestet dhe thirrjet raciste “Ju jeni SHKIJE”, “Ju jeni BUGAR” vetëm e vetëm që të eskaloj situata!
Futbolli është sport numër një në qytetin e Rahovecit, dhe Rahovecasit kanë dhënë kontribut shumë të madh për zhvillimin e këtij sportit ndër vite. Por vlen të theksohet edhe kontributi dhe sakrifica e Rahovecasve për luftën dhe lirinë e Kosovës, duke dhënë me qindra dëshmor dhe trima në UÇK. Rahovecianët nuk e meritojnë që sa herë që ti teket dikujt për egon e vet të i quaj Rahovecas Shkije apo Bugar. Këtë e kane bërë lojtarët dhe shtabi teknik i KF. Vëllaznimit në ndeshjen e së Shtunës në Rahovec.
• Të merren masat ndaj ekipit mysafir (KF. Vëllaznimit) për shpifjet që i ka përhapur nëpër portalet e lajmeve se kinse lojtarët e KF. Rahovecit e kanë lënduar Yll Myrtën dhe e kanë bërë për spital. Yll Myrta është lënduar vet duke e ndrydhur këmbën në fushë pa ndërhyrjen e askujt, kjo mund të shihet edhe në video xhirimet. Lojtarët e KF. Rahovecit dhe shtabi teknik nuk kanë sulmuar asnjëherë askënd nga lojtarët e KF. Vëllaznimit, gjë që mund të dëshmohet me video xhirimet, përkundrazi gjatë tërë kohës janë treguar korrekt duke treguar se janë sportist të vërtet.
• Kërkojmë korrektësi nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sanksionimin e skuadrave te cilat dëshirojnë me tendencë ta prishin imazhin e futbollit të Kosovës vetëm e vetëm për të kënaqur egon e tyre
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët