Aktori 58-vjeçar është duke u hetuar nga policia e Londrës mbi një pretendim të dytë për sulm seksual, e cila thuhet se ka ndodhur në kryeqytetin britanik në vitin 2005.

Ky lajm i fundit për Kevin Spaceyn vjen pak pasi që “The Old Vic Theater” kishte marrë 20 ankesa për "sjellje të papërshtatshme" kundër ish-drejtorit artistik.


Teatri ka inkurajuar akuzuesit të raportojnë incidentet e supozuara në polici, ndërsa është e paqartë nëse Scotland Yard do të merr parasysh edhe këto pretendime.

Untitled 3

Në një deklaratë të lëshuar për publikun, policia zbuloi se sulmi seksual ka ndodhur në Lambeth të Londrës.

"Të premten, më 17 nëntor, u bë një pretendim tjetër për të njëjtin njeri. Akuzat janë për sulme seksuale ndaj një njeriu në vitin 2005 në Lambeth. Zyrtarët e Komandës së Abuzimit të Fëmijëve dhe Ngacmimeve Seksuale po e hetojnë", shkruan në deklaratën zyrtare të policisë.

Scotland Yard po heton gjithashtu një sulm të dyshuar ndaj aktorit, i cili thuhet se ka ndodhur në Lambeth në vitin 2008.

Kujtojmë se personi i parë që e akuzoi për ngacmime seksuale aktorin ishte , i cili pohoi se ngjarja kishte ndodhur kur ai i kishte vetëm 14 vjet. /Telegrafi/

Anthony Rapp 1148263