LAJMI I FUNDIT:

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick, martesa hollivudiane që zgjat qe 30 vite

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick, martesa hollivudiane që zgjat qe 30 vite
Kyra Sedgwick dhe Kevin Bacon (Photo by Ben Gabbe/Getty Images for Tribeca TV Festival)

Çifti i aktorëve, Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick, janë dëshmi se dashuria e vërtetë ekziston.

Ata janë njohur në vitin 1988 në një set xhirimesh, ndërsa pas disa muajsh e nisën lidhjen, teksa në muajin shtator të këtij viti e kanë festuar 30 vjetorin e martesës.

“Nëse do të më thoshte dikush se që në moshën 22 vjeçare do ta takoja mashkullin me të cilin do të martohesha vetëm pas një viti dhe do të kisha fëmijë me të, do t’i kisha thënë se është i çmendur”, janë fjalët e Sedgwick që i ka thënë në vitin 2008 në një intervistë për Redbook.


Kyra Sedgwick dhe Kevin Bacon (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Food Bank For New York City/Guliver)

Ndërkohë që edhe pse po kalojnë dekada, ajo vazhdon të jetë në lidhje me aktorin hollivudian.

Takimi i parë zyrtar ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Lemon Sky” (1988), ndërsa Kyra ka treguar se në fillim kishte konsideruar se aktori nuk ishte tipi i saj.

Menjëherë pas e filluan lidhjen, të cilën e kurorëzuan me martesë më 4 shtator të vitit 1988, kur Bacon ishte 30 vjeçar, ndërsa Sedgwick ishte 23 vjeçare.

“Seksi është shumë i rëndësishëm, ndërsa pasioni është gjithmonë aty. Kur hyn në dhomë vazhdon të më lërë pa fjalë, zemra fillon të më rrahë shpejt dhe mendoj se sa i bukur që është”, ka thënë Kyra, e cila me burrin e saj i ka xhiruar edhe shtatë filma të tjerë.

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Aktorja ka thënë se arsyeja pse kanë lidhje të qëndrueshme, është se i kanë premtuar njëri-tjetrit se nuk do ta braktisin pavarësisht problemeve që mund të kenë gjatë jetës, ndërsa në anën tjetër janë shumë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe familjes së tyre.

Çifti ka dy fëmijë, Travis Sedgwick (i lindur në vitin 1989) dhe Sosie Ruth (e lindur në vitin 1992). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Kalo në kategori