LAJMI I FUNDIT:

Këto universitete nga Maqedonia kanë faqet më të mira në internet (Lista)

Këto universitete nga Maqedonia kanë faqet më të mira në internet (Lista)

Në vigjilje të fillimit të regjistrimeve të brucoshëve për vitin akademik 2016/2017 Telegrafi Maqedoni ju sjell ueb faqet më të mira të universiteteve nga Maqedonia.

Këtë listë e ka përpiluar ”Ranking Web of Universities” e cila e krijuar listën duke u bazuar në katër kategori: Renditja sipas pjesmarrjes, Renditja sipas rangimit, Renditja sipas ofrimit të informacioneve dhe renditja e ekselencës.


Në listë shihet se universiteti ”Goce Delçev” në Shtip ka rangim më të mirë në Maqedoni, nëse bazohemi në përditësimin e informacioneve.

Universiteti ”Kiril dhe Metodij” në listë gjenerale është i pesti por sipas renditjes së ekselencës duhet të jetë i pari, pasi rangohet më mirë.

Dy universitetet me shumicë shqiptare në Maqedoni, Universiteti i Evropës Jug-Lindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës janë të renditura në top pesë universitetet e Maqedonisë, respektivisht Universiteti i Evropës Jug-Lindore i treti kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës i katërti.

Sipas listës botërore për ueb faqe më të mirë sipas ”Ranking Web of Universities” nga Maqedonia më mirë rangohet niversiteti ”Goce Delçev” në Shtip./Telegrafi/

Ranking Web of Universities

Listën mund ta gjeni KËTU!