Hemangioma është tumor beninj i cili mund të shfaqet në lëkurë por dhe brenda trupit, - këto janë simptomat të cilat tregojnë që keni hemangiomë të madhe të mëlçisë

Kur enët e gjakut krijojnë droçka shfaqet hemangioma, transmeton Telegrafi.


Hemangiomat zakonisht nuk janë më të mëdha se 5 cm, mirëpo rrallëherë ndodh të shfaqen simptomat.

Kur hemangioma bëhet më madhe se 4 cm në diametër mund të shfaqen këto shenja: ndjenja të pakëndshme në pjesën e stomakut dhe fryrje, krupë, humbje apetiti, dhembje dhe ndjenja e të qenit të ngopur, edhe pse nuk keni ngrënë apo pasnjë racioni të vogël.

Mjekët ende nuk kanë konstatuar se çfarë e shkakton hemangiomën e mëlçisë, mirëpo shumica e pacientëve lindin me të, por më së shpeshti shfaqet te personat midis moshës 30 dhe 50 vjeç dhe më shpesh te femrat.

4 Figure3 1

Hemangioma nuk është tumor malinj dhe nuk ekzistojnë fakte të cilat tregojnë që e shkaktojnë kancerin e mëlçisë.

Nëse hemangioma shpërthen, mund të shkaktojë gjakrrjedhje brenda stomakut, të rrezikojë funksionimin e organeve dhe punën e zemrës, andaj përfundimi mund të jetë fatal.

Kjo sëmundje më së shpeshti shërohet me ilaçe dhe operacion, mirëpo disa mjekë përfshinë terapinë e cila bllokon qarkullimin e gjakut në hemangiomë dhe kështu pengohen rritja e saj dhe komplikimet e mëtejshme.

Të jetosh me hemangiomë të mëlçisë, sado e vogël qoftë ajo, mund të jetë shqetësuese për ju. Ju mund të shqetësoheni nëse hemangioma juaj po rritet dhe nëse do të japë komplikime. Me kalimin e kohës mund të mësoheni me idenë e hemangiomës. /Telegrafi/