LAJMI I FUNDIT:

Këto janë të gjitha transformimet e stilit të flokëve të aktores Monica Bellucci nëpër kohë

Këto janë të gjitha transformimet e stilit të flokëve të aktores Monica Bellucci nëpër kohë

Gratë në të dyzetat u çmendën vetëm pas stileve të saj. Nuk dihet se cila i rri më mirë se tjetra…

Monica Bellucci, e njohur kryesisht për bukurinë e saj të përjetshme, është një nga ato gra që mund të bartë të gjitha llojet e modeleve të flokëve.


Me kalimin e viteve aktorja dhe manekinia e ka vërtetuar atë duke provuar kaçurrela të gjata dhe të shkurtra, dhe një kohë e provoi veten edhe si bionde, transmeton Telegrafi.

Dukja e saj mahnitëse e ndihmoi atë të zëvendësonte pistat e modës me kamera dhe role në ekranet e mëdha.

Ajo “u zbulua” në botën e filmit në vitin 1995, duke luajtur në filmin “L’Appartement”, gjatë xhirimeve të të cilit u takua me ish-burrin e saj Vincent Cassel dhe atëherë filloi karrierën e saj ndërkombëtare.

Falë bukurisë së saj, ajo u shpall “gruaja më seksi në botë” në vitin 2008 dhe “gruaja më e bukur në botë” në vitin 2009.

Kjo aktore 57-vjeçare ka provuar gjithçka: fije të gjata, balluke, kaçurrela, dhe disa vjet më parë ajo barti bob të shkurtër dhe të shkallëzuar.

Galeria e fotografive ndjek në mënyrë kronologjike të gjitha ndryshimet e flokëve të saj, duke filluar me xhufka të gjata nga fillimi i viteve ’90, nëpërmjet ballukeve, bobit të shkurtër, kaçurrelave blu deri te flokët e gjatë që ajo ka bartur viteve të fundit.

/Telegrafi/