LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pasojat e heqjes dorë nga trashëgimia

Këto janë pasojat e heqjes dorë nga trashëgimia

Nëse heq dorë nga trashëgimia një person konsiderohet sikur të mos ketë qenë asnjëherë trashëgimtar, thonë njohësit e të drejtës së trashëgimisë. Në Kosovë nga trashgëmia heqin dorë sidomos femrat.

Heqja dorë nga trashëgimia është paraparë me nenin 130 të Ligjit për Trashëgimi në Kosovë. Paragrafi 1 i këtij neni thotë: ”Trashëgimtari mund të heqë dorë nga trashëgimia me deklaratë të dhënë pranë gjykatës gjersa të përfundojë seanca mbi trashëgiminë”.


Sipas profesorit të së drejtës trashëgimore, Hamdi Podvorica, përveç në gjykatë një trashëgimtar mund të heqë dorë nga trashëgimia edhe te noteri nëse pasuria trashëgimore nuk është kontestuese.

“Ligji jonë i ka mundësuar trashëgimtarit të heqë dorë nga trashëgimia pranë gjykatës gjersa të përfundojë seanca për trashëgimi. Gjithashtu, mund të heq dorë edhe para noterit kur është fjala për pasurinë trashëgimore që nuk është kontestuese”, shprehet Podvorica.

Profesori Podvorica thotë se heqja dorë nga trashëgimia është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë dhe me konventa ndërkombëtare.

“Për shkak se kjo është e drejtë themelore e njerëzimit, e garantuar edhe me Kushtetutë edhe me konventat ndërkombëtare që çdo person i cili nuk dëshiron të trashëgojë trashëgiminë e trashëgimlënësit mund të heqë dorë nga trashëgimia”, thekson ai.

Podvorica tregon se heqja dorë nga trashëgimia mund të ketë edhe pasojat për trashëgimtarin. Nëse heq dorë nga trashëgimia një person konsiderohet sikur të mos ketë qenë asnjëherë trashëgimtar.

“Pasojat e heqjes dorë nga trashëgimia nëse një person që ka hequr dorë nga trashëgimia konsiderohet sikur të mos kishte qenë asnjëherë trashëgimtar i trashëgimlënësit, do të thotë nuk mund t’i shfrytëzojë as të drejtat të cilat i takojnë si trashëgimtar”, tha Podvorica.

Ligji i Trashëgimisë e ka mundësuar edhe anulimin e deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimia. Këtë e thotë edhe profesori Podvorica, i cili thotë se deklarata është e parevokueshme, por ajo mund të anulohet nëse heqja dorë ka ardhur si pasojë e mashtrimit, shtrëngimit ose lajthimit.

“Deklarata për heqje dorë nga trashëgimia është e parevokueshme. Nuk mund të revokohet por mund të anulohet në procedurë gjyqësore nëse vërtetohet see heqja dorë nga trashëgimia ka ardhur si pasojë e dhunës, si pasojë e shtrëngimit, si pasojë e lajthimit, etj.”, thotë Podvorica.

Gjyqtarja Drita Rexhaj, e cila merret me rastet e trashëgimisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj për KALLXO.com, thotë se nuk ka pasur ndonjë rast që ndonjë person ka kërkuar anulimin e deklaratës për heqje dorë nga trashëgimia.

“Gjatë përvojës së punës nuk kam pasë ndonjë rast që ndonjë person pas dhënies së deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimia të kërkojë anulimin e saj”, tha Rexhaj.

Në Kosovë të drejtën për të hequr dorë nga trashëgimia po e shfrytëzojnë sidomos trashëgimtarët e gjinisë femërore.

Këtë e vërteton edhe gjyqtarja Rexhaj, e cila thotë se më së shumti është gjinia femërore e cila heq dorë nga pranimi i trashëgimisë.

Rexhaj thotë se femrat nuk japin ndonjë arsye të veçantë se pse po heqin dorë nga trashëgimia.

“Zakonisht femrat me rastin e heqjes dorë nga trashëgimia nuk japin ndonjë arsye të veçantë”, është përgjigjur Rexhaj për KALLXO.com.

Ndërsa profesori Podvorica jep disa arsye se pse femrat po heqin dorë nga trashëgimia. Ai përmend traditën, të drejtën zakonore – Kanunin e Lekë Dukagjinit, sipas të cilit femrat nuk kanë të drejtë të trashëgojnë në familjen e tyre.

“Sipas mendimit tim shkaqet se përse femrat po heqin dorë nga trashëgimia janë të shumta dhe janë të llojllojshme. Një ka të bëjë me traditën për shkak se në të drejtën tonë zakonore kodi e Lekë Dukagjinit femrave iu ka ndaluar të drejtën e trashëgimit dhe sipas dispozitave kanunore femra nuk ka pasur të drejtë në trashëgimi as në familjen e origjinës as në familjen e burrit”, tha Podvorica.

Po ashtu, profesori cek edhe arsye të tjera që femrat po heqin dorë nga trashëgimia pasi ato po dëshirojnë që t’i ruajnë lidhje e tyre me familjet e origjinës dhe që të kenë ende mbështetjen e saj.

“Përveç kësaj, femrat me rastin e shkuarjes në familjen e burrit ato nuk dëshirojnë që me veti ta marrin edhe pasurinë nga familja e origjinës për shkak se ato dëshirojnë që t’i ruajnë lidhjet e tyre biologjike me familjen e origjinës, që të kenë mbështetje në familjen e origjinës”, përfundon Podvorica.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori