LAJMI I FUNDIT:

Këto janë mëditjet që deputetët kanë marrë nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit

Këto janë mëditjet që deputetët kanë marrë nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit
Foto: Arkiv

Anipse ka vetëm rreth 4 muaj prej konstituimit të legjislaturës së tetë, deputetët e Kuvendit nuk ia lanë keq udhëtimeve zyrtare jashtë Kosovës.

Të zgjedhurit e popullit kanë marrë gjithsej 1 mijë e 426 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Ndërsa, akomodimi i tyre, i kushtoi buxhetit të shtetit 1 mijë 134 euro, që bashkërisht çojnë në shumën e 2 mijë e 560 euro.


Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në udhëtimin zyrtar në datat 4-6 qershor në Shqipëri mori 117 euro mëditje. Shifër të njëjtë të mjeteve financiare, mori edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në udhëtimin e njëjtë në Shqipëri. Njësoj, edhe deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci për katër ditë të qëndrimit në Shqipëri mori 160 euro mëditje.

Ndërsa, për datat 4 dhe 5 qershor, në udhëtimin në Shqipëri, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa mori 78 euro mëditje.

Në raportin që ka siguruar KP të shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, shihen në detaje edhe mëditjet të deputetëve në udhëtimin zyrtar në shtetin e Turqisë.

Shuma më të mëdha të mëditjeve morën deputetët e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, Fitim Uka, Jeta Statovci dhe Mefail Bajqinovci që gjatë këtij udhëtimi në datat 20-23 qershor. Për këtë vizitë, të njëjtit morën 180 euro mëditje.

Mëditje prej 121 euro mori edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj për vizitën e tij në shtetin e Bosnjës dhe Herzegovinës në datat 27-29 maj 2021.

E akomodimi i tyre, buxhetit të shtetit i kushtuan gjithsej 1 mijë e 134 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori