Kur kanë ngelur më pak se një javë nga data e përcaktuar për votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura  të Kosovës (FAK), nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.

Këto automjete, që pritet të jenë në dispozicion të FSK-së, pasi të marrë mandatin e Forcës së Armatosur, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.


Mësohet se FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera "Humvee", të cilat  janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Ndërkaq, për formimin e ushtrisë, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar pasi të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikonte për anëtarësim në NATO, edhe pse kjo e fundit u shpreh qartazi kundër kësaj nisme vetëm pak ditë më parë.

“Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që bën çdo vend tjetër që ka një ushtri, anëtarësohet në NATO, siç bëri Shqipëria”, ka theksuar Haradinaj.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

Duhet theksuar se në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’./Telegrafi

47578683 777761635889938 1915305309480419328 n

47687760 777761602556608 6503789708416385024 n

48086532 777761642556604 3688465781491761152 n

48168169 778281112504657 5963567171442311168 n

47571614 777761615889940 5375639655322484736 n

47571420 207704846781091 1140791468990922752 n