LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 10 gratë gangstere më të rrezikshme në botë (Foto)

Këto janë 10 gratë gangstere më të rrezikshme në botë (Foto)

Këto gra kanë qenë prej vitesh shefet e disa prej perandorive kriminale më të fuqishme (dhe të rrezikshme) të botës.

Disa prej tyre ishin në krye të këtyre perandorive si pasardhëse të familjeve, disa të tjera prej zotësisë së tyre. Por i bashkon diçka: Kanë qeverisur me dorë të hekurt organizatat e tyre, shkruan Tirana Observer.

Nga “Kim Kardashiani i narkotrafikut meksikan” te princesha e Kamorras.


Ja kush janë dhjetë gratë, që do të bënit mirë të mos bënit shaka me to:

Claudia Ochoa Felix “Kim Kardashiani i krimit të organizuar”
Claudia-Ochoa-Felix

Claudia Ochoa Felix, e njohur edhe si “Emperatriz de Los Ántrax”, është mbretëresha e një prej karteleve më të fuqishëm meksikanë të drogës.

Claudia-Ochoa-Felix-1

Liderja e kartelit i Los Ántrax është e bukur dhe me një pasion të madh për rrjetet sociale sa ka marrë nofkën “Kim Kardashiani i krimit të organizuar”.

Los Ántrax është skuadra elitë e vrasjeve e kartelit të tmerrshëm Sinaloa. Claudia Ochoa Felix nga vrasëse me pagesë u bë shefe e skuadrës duke kontribuar në qindra vrasje.

Claudia-Ochoa-Felix-4


Sandra Ávila Beltrán, “Mbretëresha e Paqësorit”

e-Sandra-Ávila-Beltrán

E ashtuquajtura “Mbretëresha e Paqësorit” , pozita dominuese e Sandra Ávila Beltrán në kartelin Sinaloa u bë legjendare. Ajo lehtësonte rrugët e tregtisë së drogës nga Kolumbia në SHBA. E lindur në Meksikë në vitin, Sandra i përkiste familjes së Rafael Caro Quintero, ish-lider i klanit Guadalajara, që në vitet ’80 transportonte droge nga Meksika në SHBA.

e-Sandra-Ávila-Beltrán-2

Hetuesit nisën të hetonin për të vetëm kur në vitin 2002, ajo u detyrua të kontaktote autoritetet për shkak të rrëmbimit të fëmijës adoleshent.


Judy Moran, kumbarja e Australisë

Judy-Moran-768x512

Judy Moran, kamarja e familjes më të njohur të krimit në Melburn të Australisë. Familja Moran ka qenë në qendër të luftimeve më të mëdha mes bandave në Melburn gjatë së cilave Judy (e lindur në vitin 1941) humbi dy bashkëshortë dhe dy djem. Aktorja australiane Jacki Ueaver ka luajtur rolin e saj në filmin Animal Kingdom, performancë që e nominoi për Oscar.

Judy-Moran-2

Në vitin 2011, Moran u dënua për orkestrimin e vrasjes së vëllait të saj. Tani ajo po vuan dënimin me 21 vite burg.


Thelma Wright, burimi i kokainës

Thelma-Wright

Thelma ishte një vajzë e thjeshtë katolike derisa takoi bashkëshortin e saj Jackie Wright, një trafikant të madh të heroinës në Filadelfia. Ai u vra në vitin 1986 dhe në këtë mënyrë “punët e familjes” i mori në dorë Thelma-n krejt të vetme me djalin 4 vjeçar.

Duke qenë e detyruar të merrej me bizneset e bashkëshortit, ajo u bë burimi i parë i kokainës dhe heroinës në Filadelfia. Ajo madje e transportonte drogën përtej Los Anxhelesit. Ajo qëndroi në krye të familjes kriminale deri në vitin 1991 kur duke dalë nga klubi Studio West, u përfshi në një përballje me armë. Që nga ai moment vendosi të ndryshojë komplet mënyrë jetese.


Maria Leon, perandorja e Los Anxhelosit
Maria-Leon

Nëna e trembëdhjetë fëmijëve është një nga gangsteret më të rrezikshme të Los Anxhelosit. Duket e pamundur, por Maria Leon ia ka arritur të bëjë si detyrat e prindit, si drejtimin e një perandorie mafioze që e sundon me anë të vrasjeve, trafikut të qenieve njerëzore dhe drogës.


Anna Maria Licciardi, princesha e Kamorras

Anna-Maria-Licciardi

Anna Maria Licciardi ishte shefe e klanit “Secondigliano” të Kamorrës në Napoli. Pas arrestimit të dy vëllerëzve, Pietro e Vincenzo dhe të burrit, Antonio Teghemié, kjo grua u bë shefe e padiskutueshme e krimit të organizuar napolitan.

“Ajo ka inteligjencë të jashtëzakonshme, karizmë, dhe qetësi të mbinatyrshme, ka trurin e një takticiene të pamëshirshme,” shkroi gazetari Rory Carroll për të përshkruar shefen e Kamorras, Maria Liçiardi në The Guardian. “Ajo nuk është psikopate, por praktike dhe për këtë arsye e pamëshirshme. Ajo është një lidere e vërtetë”. Përshkrimi u bë në vitin 2000 kur organizata e saj ra pasi një dërgese kokaine me anije të dështuar. Plasi një luftë e përgjakshme. Maria u kap në vitin 2001, pasi ishte futur në listën e 30 njerëzve më të kërkyar në Itali. Mendohet se edhe pse në burg vazhdon të drejtojë organizatën e saj.


Rosetta Cutolo, “lulja e kuqe” e Kamorrës

Rosetta-Cutolo

Motra e madhe e dy kamorristëve Raffaele dhe Pasquale, Rosetta Cutolo mori drejtimin Kamorrës së Re të Orgabizuar, për shkak të burgosjes së gjatë të vëllait të saj Raffaele. E quajtur “lulja e kuqe” e Kamorrës, ishte e njohur qetësinë dhe qartësinë që drejtonte klanin. Ajo arriti të mbajë Organizatën e Re të Kamorras gjallë.

Rosetta-Cutolo-2

Shumë anëtarë nuk e dinin që ishte Rosetta në krye, pavarësisht komandimit të marrëveshjeve me kartelet peruare dhe kolumbiane. Ajo mbeti e kërkuar deri në 1993 pas arrestimit të saj jashtë Napolit. Sipas Indipendent kur policia trokiti në derën e saj ajo doli e tha: “Jam e lodhur duke ndenjur në arrati”.


Jemeker Thompson, “Mbretëresha Karficë”

Jemeker-Thmpson

Jemeker Thmpson e quajtur “Mbretëresha Karficë”, së bashku me burrin e saj hynë ndër trafikuesit më të mëdhenj të kokainës në Los Anxheles. Edhe pse bashkëshortin e Thompson e vranë, ajo nuk e ndaloi përfshirjen në trafikun e kokainës.

Jemeker-Thmpson-2

Vazhdoi e vetme dhe arriti të mbretëronte e vetme në botën e krimit. Pas disa vitesh në arrati, ajo u arrestua pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të saj. Pas 15 viteve burg nxorri një libër autobiografik.


Raffaella D’Altiero, “kotelja” e mafias
raff

Raffaella D’Altiero, pas vdekjes së bashkëshortit, Nicola Pianese, njëkohësisht dhe bos mori drejtimin e organizatës së krimit në 2006 duke zhvilluar luftëra të përgjakshme ndaj klaneve rivale dhe duke i mundur ata. Zhvatje, falsifikim parash dhe trafikim i drogës, ishin të gjitha aktivitete që kishin D’Alterio në krye. Pasi i mbijetoi një atentati për vdekje, ajo fitoi nofkën “Kotelja”, pasi supozohej se kishte 9 shpirtra.
raff2

Autoritetet italiane thonë se ajo arrinte të fitonte 218 milion dollarë në vit. Gjatë një bastisje të policisë italiane në shtëpitë e anëtarëve të bandës së Raffela-s, u arrestuan 65 persona përfshi dhe vetë atë.


Anna Gristina, “Manhattan Madam”

Madam Anna Gristina with her husband Kelvin Gorr
Madam Anna Gristina with her husband Kelvin Gorr

Ditën ishte një nënë e dashur, ndërsa darkave pronarja e një bordelloje të klasit të lartë në Upper East Side të Nju Jorkut, e cila për 15 vite ishte kthyer në vend pelegrinazhi për disa nga njerëzit më të fuqishëm të Amerikës, duke bërë miliarda fitime.

Anna-Gristina-3

Jeta e dyfishtë Anna Gristina u zbulua në vitin 2012 dhe u procedua./Tirana Observer/

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Evropa
Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Botë
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori