LAJMI I FUNDIT:

Këto 6 gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë në mediat sociale

Këto 6 gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë në mediat sociale

Pjesa më e madhe e këtyre këshillave supozon më të keqen për ju, nga njerëzit me të cilët jeni “miq” në mediat sociale.

Në shumicën e rasteve, miqtë tuaj me të vërtetë janë miqtë tuaj dhe ata ndoshta nuk do t’ju synojnë në një grabitje ose nuk do të “vjedhin” një kartë krediti në emrin tuaj.


Por ndarja e tepërt e informatave është një problem i epokës dixhitale që ka pasoja në botën reale, përcjell Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse duhet të ekzaminoni me kujdes se si ndërveproni me rrjetet sociale për të siguruar që jeni duke qenë sa më i sigurt ndërsa jeni në internet.

Informacionet mjekësore

Shumë njerëz po postojnë foto të “kartave të tyre të vaksinës” për të festuar marrjen e vaksinës COVID-19.

Ndërsa vaksinimi është padyshim një gjë e mirë, ndarja e informacionit mjekësor në internet nuk është edhe aq.

Kartat e vaksinave në veçanti mund të japin të gjitha llojet e informacioneve personale, duke përfshirë emrin tuaj të plotë (i cili mund të mos jetë i shënuar në profilin tuaj) dhe datën tuaj të lindjes.

Në varësi të vendit ku jeni në botë, karta mund të përfshijë informacione të tjera, të tilla si adresa juaj dhe informacioni i sigurimit.

Mashtruesit mund të përpiqen të përdorin këtë informacion për të hapur karta krediti, për të marrë kredi për shtëpi, për të marrë me qira makina dhe për të paraqitur aplikacione të tjera potencialisht të dëmshme në emrin tuaj.

Çdo gjë që zbulon se ku jetoni

Edhe nëse personalisht i njihni të gjithë me të cilët jeni miq në Facebook, duhet të shmangni postimin e adresës tuaj, përcjell Telegrafi.

Nëse dikush ka nevojë të dijë se ku jeton, mund t’ia tregosh privatisht.

Fatkeqësisht, shumë njerëz e zbulojnë këtë informacion aksidentalisht, dhe shumica as nuk e kuptojnë se e kanë bërë atë.

Në veçanti, fotot mund të thonë shumë për vendin ku jetoni.

Postimi i imazheve të rrugës tuaj, pamjes jashtë derës suaj të përparme ose një dritareje, ose fotot e pjesës së përparme të vendbanimit tuaj është një ide e keqe, gjithashtu.

“Selfiet” e bëra në kuzhinën tuaj mund të kenë dokumente të tjera në sfond me adresën tuaj të plotë.

Zbulimi i adresës suaj mund të rrezikojë sigurinë tuaj dhe t’ju lërë të hapur ndaj ngacmimeve ose ndjekjeve në botën reale.

“Selfie”-t dhe fotografitë ofrojnë më shumë se që duhet

Çdo foto e bërë brenda shtëpisë tuaj mund të zbulojë më shumë informacion sesa do të ishit të lumtur t’ia zbuloni miqve dhe ndjekësve tuaj.

Mund të jetë një diplomë që e keni varur në mur që tregon emrin dhe kredencialet tuaja të plota, ose diçka e shkruar në një tabelë të bardhë në zyrën tuaj.

Mund të jetë thjesht diçka e turpshme që keni harruar ta hiqni.

Nëse jeni të kujdesshëm në lidhje me mos ndarjen e imazheve të fëmijëve tuaj ose anëtarëve të tjerë të familjes, sigurohuni që të mos postoni asgjë me foto të kornizuara në sfond.

Blerjet e reja dhe pasuria e çmuar janë gjithashtu çështje shqetësuese. Mendoni për artikujt në shtëpinë tuaj dhe çfarë thonë ato për ju.

Gjithashtu, merrni parasysh se ku i mbani gjërat tuaja me vlerë dhe nëse shtëpia juaj është një shënjestër e vlefshme për hajdutët, përcjell Telegrafi.

Planet e pushimeve dhe udhëtimeve

Nëse do të dilni jashtë qytetit për fundjavë ose të udhëtoni edhe më larg për disa javë, mund të jetë joshëse të flisni për udhëtimin tuaj në mediat sociale.

Për fat të keq, ekziston një rrezik shumë real për ta bërë këtë dhe është i implikuar në një numër në rritje të vjedhjeve.

Postimi për udhëtimet tuaja është diçka të cilën është më së miri ta kurseni.

Nëse po ndani azhurnime për një udhëtim që po bëni aktualisht, në mënyrë efektive po reklamoni për ndjekësit tuaj se nuk jeni në shtëpi.

Nëse keni një partner ose fëmijë që jetojnë në shtëpi me ju dhe ata shfaqen në selfie-n tuaj në aeroport, ju u tregoni ndjekësve tuaj se shtëpia juaj ndoshta është e zbrazët.

Kjo gjithashtu mund të ndodhë në një shkallë më të vogël – për shembull, nëse jeni mbërthyer diku brenda natës për shkak të mbylljes së rrugëve ose për shkak të motit.

Nëse nuk mund të përmbaheni, ndani azhurnimet me një grup të zgjedhur miqsh të cilëve u besoni privatisht dhe larg mediave sociale.

Pastaj, kur të ktheheni në shtëpi, mund të postoni disa imazhe të zgjedhura për të shënuar udhëtimin tuaj pa cenuar sigurinë e shtëpisë.

Informacione rreth rutinës tuaj ditore

Shumica e vjedhjeve ndodhin gjatë ditës kur shumica e njerëzve janë jashtë shtëpisë – për shembull në një vend pune.

Ndërsa titulli juaj i punës mund të ofrojë shumë nga rutina juaj (veçanërisht nëse jeni një punëtor turni), ndarja e shumë informacioneve mund t’ju rrezikojë të jeni viktimë e vjedhjeve.

Rezistojini dëshirës për të postuar se si jeni “të mbërthyer në punë deri në 7”, pasi kjo informon ndjekësit se do të jeni jashtë gjatë gjithë ditës.

Shumica shfaqen të lumtur duke postuar fotografi të fëmijëve të tyre në internet për një mori arsyesh, por duke zbuluar se një fëmijë i moshës shkollore jeton në shtëpinë tuaj zbulon më tej informacione në lidhje me rutinën tuaj, të tilla si kur mund të jeni duke marrë ose lënë fëmijën në shkollë.

Përmbajtja që mund t’ju largojë nga puna

Vlen të kihet parasysh se gjithçka që postoni në mediat sociale mund të kthehet në “hakmarrje”.

Edhe nëse i besoni ndjekësve tuaj, llogaritë mund të rrezikohen dhe rrjedhjet mund të ndodhin.

Mund të jetë një rast i thjeshtë i ndarjes aksidentale të diçkaje publikisht në vend se ta kufizoni atë vetëm në miqtë tuaj që ju fut “konflikt” me kompaninë ku punoni. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori