Këta trendë do të mbizotërojnë: Çdo femër duhet t'i ketë këto dhjetë pjesë rrobash kryesore!

Ia vlen të investosh në këto pjesë
Sipas stilistëve, ky vit do të jetë shumë interesant. Do të ketë gjithçka, nga kombinimet rock deri tek ato elegante, kështu që çdo femër do të mund të gjejë diçka për vete, transmeton Telegrafi.
Bëhuni gati në kohë dhe gjeni copat e rrobave sa më shpejt pa të cilat ky vit është i paimagjinueshëm:
1. Këmisha të mëdha
Modelet e mëdha kanë dominuar skenën e modës vitet e fundit dhe po ashtu do të jenë edhe këtë vit.
Pa rroba me grep, ky vit është i paimagjinueshëm.
Nuanca e lehtë dhe intensive mjafton për të rënë në sy.
Fustanet transparente që zbulojnë në mënyrë diskrete siluetën do të dominojnë gjatë të gjitha stinëve.
Ato modele me bel të lartë dhe prerje të drejtë do të vishen, njësoj si në vitet '70.
Të gjitha pjesët, nga pantallonat e deri tek aksesorët, do të mund t'i shohim në këtë printim interesant.
Veçanërisht do të ketë kombinime njëngjyrëshe moderne në të bardhë.
Dantella, rripa dhe xhaketa të mëdha - më shumë në periudhën e ardhshme!
Sa më e ndritshme, aq më mirë, rregulli është që do të dominojë gjatë vitit.
Më poshtë zgjidhni një fanellë që ndjek linjën trupore dhe do të jeni në trend kudo që të shfaqeni.






















































