LAJMI I FUNDIT:

Këta janë personat e arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë (Lista e emrave)

Këta janë personat e arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë (Lista e emrave)

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë, arrestimi i tyre është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.


Zyrtarja më e lartë e arrestuar në këtë rast është drejtoresha e Departamentit për patentë shofer, Filiz Krasniqi, raporton Indeksonline.

Policia jep detaje: Për patentë shoferë paguhej deri në një mijë euro
Lexo po ashtu Policia jep detaje: Për patentë shoferë paguhej deri në një mijë euro

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se,  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona
Lexo po ashtu Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona

Më poshtë emrat e të arrestuarve:

Agim Restelica

Ava Kurteshi

Avdush Topalli

Azem Miftari

Adem Binakaj

Burim Jashari

Dragan Zhivkoviq

Fejzullah Ejupi

Eduart Brahimaj

Filloreta Ajvazi

Filiz Krasniqi

Flamur Lekaj

Flora Ferizi

Haki Jashari

Laurat Shehu

Labinot Ajeti

Liljana Bozhanic

Magbule Mehmeti

Naser Llugaliu

Naser Bislimi

Premtim Topalli

Shkëlqim Statofci

Shaban Zuka

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori