Edin Dzeko është futbollisti që ka gjuajtur më shumë nga brenda zona e rreptësisë këtë sezon nga pesë ligat më të forta evropiane.

Sulmuesi boshnjak i Romës është futbollisti që është treguar ‘mbret’ i 16-metërshit, duke gjuajtur plot 34 goditje në portë.


Dzeko ka lënë pas vetes futbollistë të mëdhenj si Robert Lewandowski, Edinson Cavani dhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka arritur të gjuaj plot 29 herë në drejtim të portës nga brenda zona, teksa pas tij renditet sulmuesi i PSG-së, i cili ka gjuajtur gjithsej 26 herë.

Në vend të fundit radhitet sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, që ka rezultuar të jetë i  rrezikshëm në 24 gjuajte në drejtim të portës. /Telegrafi/

Futbollistët që kanë gjuajtur më shumë këtë sezon: Edin Dzeko                          – 34 gjuajte në gol Robert Lewandowski       – 29 gjuajte në gol Edinson Cavani                  – 26 gjuajtje në gol Zlatan Ibrahimovic           – 24 gjuajtje në gol  

telegrafi sport app