Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
“Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë bërë zgjedhjen e kryeprokurorëve të shtatë prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës. Për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me gjashtë (6) vota për, dy (2) vota kundër, një (1) votë e pavlefshme, është rizgjedhur kryeprokurori, Imer Beka. Ndërkaq, për të parin e prokurorisë Themelore të Ferizajt është zgjedhur prokurori Shukri Jashari, me gjashtë (6) vota për dhe tri (3) kundër”, thuhet në njoftimin për media.
Për prokurorinë Themelore të Gjakovës anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë zgjedhur me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, prokurorin Ali Selimaj.
Ndërsa, kryeprokurori i deritanishëm i prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, është rizgjedhur kryeprokurori i kësaj prokurorie.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, është rizgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie. Me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, anëtarët e KPK-së, kanë zgjedhur kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorin Agim Kurmehaj. E për të parin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër, kanë zgjedhur prokurorin Admir Shala”, thuhet më tej në njoftim.
Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës morën vendim që anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, njëherësh anëtare e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu të angazhohet me punë të përhershme në afat kohorë prej dy viteve, në Komisionin për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve.
Këshilli Prokurorial gjatë këtij takimi ka aprovuar Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilin përcakton veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit, lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova