Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është në krye të detyrës gati 8 vite. Herë pas here Ivanov ka luajtur rol të rëndësishëm. Më së shpeshti, nuk ishin role për unitetin e qytetarëve si baba i kombit, por çdo vendim i tij ka shkaktuar tensione dhe protesta, siç ishte abolimi i 56 politikanëve dhe zyrtarëve, shumica prej tyre zyrtarë të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Faktor prezanton të gjithë njerëzit, të cilët janë pjesë e kabinetit të tij dhe e këshillojnë kur ai duhet të sjell ndonjë vendim.


Dora e djathtë e Ivanovit është sekretar gjenerali, i riu Boris Josifovski. Pastaj Luben Arandaudoski, Ile Masalkovski, Darko Kostadinovski këshilltar për politikë të jashtme dhe ish-këshilltar në kabinetin e Boris Trajkovskit. Këshilltar për çështje ushtarake është gjenerali Goranço Koteski. Më pas gjenerali Mirçe Gjorgoski.

Boris Josifovski

Boris J

Luben Arnaudoski

Luben A

Ile Masallkovski

Ile M

Darko Kostadinovski

Darko A

Goranço Koteski

Goranço K

Mirçe Gjorgjoski

Mirçe Gj

Ndër këshilluesit tjerë është edhe një shqiptarë. Është grua e vetme në kabinetin e Ivanovit. Ajo është Luljeta Qufliju, për të cilën thuhet se ka përvojë të gjatë në institucionet shtetërore, OJQ-të. Karrierën e saj e filloi në redaksinë për kulturë bë RTVM 2.

Luljeta Qufliju

Luljeta Qufliju

Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri ku kryetar është vetë Gjorge Ivanovi, anëtar janë Trajko Veljanoski, si kryetar i Kuvendit (edhe pse ai më nuk është), kryeministri Emill Dimitriev, Zoran Joevski, ministër i mbrojtjes. Në listë ende gjenden Oliver Spasovski, si njeriu i parë MPB-së dhe tani gati dy muaj nuk është në këtë post. Pjesë e këshillit është edhe Nikolla Poposki, ministër i MPJ-së, pastaj Flora Kadriu, Veli Kreci dhe Naser Sejadini. /Telegrafi/